Në një intervistë të gjatë ku ka kujtuar momentet politike gjatë takimit me ish-presidentin e ndjerë amerikan Xhorxh Bush, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe përsituatën në vend, si dhe marrëdhëniet e kushtëzuara të opozitës me mazhorancën.


Berisaha e krahason qeverisjen e sotme me atë të udhëheqjes komuniste. Faktikisht këtë mentalitet e trashëgon sot edhe kjo maxhorancë me në krye Edi Ramën. Nuk ndërtohet duke mohuar. Në radhë të parë duhet të ndërtosh. Mënyra më e mirë për të folur është se duhet të flasësh me vepra. Por sot nuk flitet me vepra, – u shpreh Berisha në një intervistë për VOA-n. Pavarësisht nga momentet e acarta që kanë ekzistuar në marrëdhëniet midis forca të mëdha politike, e vërteta është që konstantja e tyre ka qenë bashkëpunimi. Kjo sot nuk është kuptuar nga Edi Rama, që bashkëpunimi midis forcave të mëdha politike është jetik, por që të bashkëpunojë qeveria me opozitën kjo ka një kusht themelor: Qeveria detyrimisht duhet të ndjejë domosdoshmërinë e këtij bashkëpunimi. Kjo qeveri nuk e ndjen këtë domosdoshmëri.


Berisha thotë se kjo, më shumë për shkak të mendësisë se sa për numrat në Parlament.


Sot kreu i maxhorancës bën gjithçka për të denigruar, për të kufizuar, për të demonizuar opozitën. Ai nuk ndjen nevojën, ai nuk kupton se është pikërisht kjo betejë e tij që bëri që Shqipëria të humbasë dy herë trenin e BE-së: një herë në 2016 duke mos hapur negociatat, dhe në 2018 të mos hapë negociatat sërish, – vazhdon lideri historik i PD-së. – Ai fajëson opozitën, duke thënë se është opozita që trillon dhe përcjell tek të tjerët, tek ndërkombëtarët një situatë që nuk ekziston në Shqipëri. Në të vërtetë është ai që nuk percepton realitetin shqiptar ashtu si është. Ka një problem madhor Shqipëria për të gjithë partnerët ndërkombëtarë nga Uashingtoni e me radhë: Krimi i organizuar, i cili gjendet kudo në botë. Në Shqipëri ai në kulme, por Shqipëria ka një kryeministër, që është i vetmi në botë se në Shqipëri nuk kemi banda, kemi keqbërës, por banda nuk kemi (!). Ky shembull tregon se ku gjendet Rama në raport me realitetin shqiptar. Edhe opozita, për të nuk ka asnjë vlerë dhe duhet vetëm denigruar.


2 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)