Situata është tejet e tensionuara në Iran ndërsa shenohet përvjetori i parë i zgjedhjeve të debatuara që rikthyen në fuqi Mahmud Ahmadinexhad. Udhëheqësit e opozitës kanë anuluar planet për demostrata antiqeveritare pasi zyrtarët e policisë kercenuan të shtypin protestën. Në vitin 2009, aktivistët opozitar pushtuan rrugët pas zgjedhjeve, duke thënë se presidenti Ahmadinexhad e fitoi rizgjedhjen përmes manipulimeve. Qeveria i hedh poshtë akuzat. Autoritetet iraniane reaguan me zemrim ndaj demostruesve duke arrestuar mijëra prej tyre.






Delina Bitraku










< I mëparshmi