Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet nuk pritet të ketë blerje stratosferike si rasti Cristiano Ronaldo apo Zinedine Zidane.



Afati kalimtar i verës ka filluar më 1 korrik dhe do të zgjatë deri më 31 gusht, por, për shkak të krizës financiare (dhe borxhet që kanë) që i ka kapluar klubet evropiane, gjatë kësaj vere nuk pritet ndonjë transferim që mund t’i kalojë 50 milionë euro.



Deri tash, Real Madrid ka shpenzuar 25 milionë euro për ta blerë mesfushorin ofanziv të Benficas, Di Maria, Barcelona e ka blerë sulmuesin e Valencias, David Villa për 40 milionë, kurse së fundmi Manchester City u përforcua me mesfushorin e krahut, David Silva, për të cilin pagoi 30 milionë euro.



Siç dihet, futbollisti më i shtrenjtë i transferuar ndonjëherë në histori të futbollit është Cristiano Ronaldo, i cili i kushtoi Realit të Madridit gjatë verës së kaluar plot 93,6 milionë euro. Ja dhe pesë futbollistët më të shtrenjtë në histori të futbollit: 1) C. Ronaldo 93,6 milionë euro, 2) Zinedine Zidane 75, Zlatan Ibrahimovic 71, Kaka 67.2 e Luis Figo 60.1.