Një grua nga India është rrahur barbarisht me shkop hokej pasi ka sjellë në jetë një vajzë. Në një video shokuese, e cila ishte instaluar tek shkallët e një pallati, tregon gruan duke bërtitur ndërsa goditej nga kunati i saj dhe shoku i tij.


Gruaja e identifikuar si Meena Kashyap kishte bërë dhe një ankesë të mëparshme për dhunë nga familja e burrit në prill , thonë mediat lokale.


35-vjeçarja nga Punjab solli në jetë një vajzë që familja e burrit refuzoi ta pranonte. Çifti u përfshi në konflikt gjithashtu edhe për shkak të një mosmarrëveshje mbi 8.300 pound që prindërit e e saj dhanë për familjen e burrit në dasmë.


Një dhuratë që i jepet tradicionalisht vajzës kur martohet, si një mjet për të mbështetur famijen e saj të re dhe në vend të trashëgimisë që i takon.


Ky sistem tani përdoret më shumë si mjet të ardhurash për familjen e burrit dhe është teknikisht e paligjshme pasi mijëra gra janë vrarë dhe abuzuar për shkak të këtyre pagesave, por që ende praktikohet gjerësisht.


/Oranews.tv


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter