Prej 1 jave nuk shpërndahet asnjë faturë subvencioni për tekstet mësimore të fëmijëve invalidë

Edhe pse ka kaluar rreth një javë nga dita kur ka filluar shpërndarja e teksteve mësimore në secilën shkollë, nuk është shpërndarë asnjë faturë subvencioni për tekstet mësimore të fëmijëve invalidë. Nga njëra anë përgjegjësinë kryesore e kanë shtëpitë botuese të





cilat përpos mungesës së disa prej teksteve në shkolla nuk kanë shpërndarë në to asnjë prej faturave me anë të cilave prindërit e fëmijëve invalidë do të mund të tërheqin pranë shkollave librat për ta. Qindra prindër dhe nxënës që kanë pritur me orë të tëra në radhë. Disa prej tyre tregojnë për gazetën SOT se edhe pse paketa e librave është e plotë, ata nuk janë pajisur me faturë tatimore. Disa nxënës të shkollës 9-vjeçare Vasil Shanto, në Tiranë, tregojnë se pasi kanë marrë paketën e plotë të librave që kushton rreth 4 mijë lekë, nuk kanë marrë asnjë faturë.


 


 


Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"