45 minutëshi i parë i lojës i dominuar nga Anglia dhe një pjesë e dytë, ku Kroacia vendosi diktatin e saj në fushë. Ky është bilanci i ndeshjes drithëruese që po luhet në stadiumin Luzhniki të Moskës, aty ku të dyja gjysmëfinalistet duan me çdo kusht të shkojnë.


Startit të frikshëm të ndeshjes dhe golit raketë të Kevin Trippier në minutën e 5 të pjesës së parë, Kroacia iu përgjigj në minutën e 68 me Perisic.







Pavarësisht se ballkanasit kërkuan disa herë radhazi golin, arritën të gjenin vetëm shtyllën me Perisic që për pak u bë hero kombëtar.


90 minutat përfunduan këshu me një barazim që e çon gjysmëfinalen e dytë të botërorit rus në shtesë, ndërsa Franca pret me ankth kundërshtarin e saj në finale.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)