Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar takimin me kryeminsitrin Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë në Prishtinë.


Në emisionin Debat Plus, Haradinaj tregoi se nuk do të kishte logjikë të takohej me të, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.


Haradinaj-Rama


Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo ska kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama. Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime, tha ai.


Rama ngriti padi ndaj Haradinajt në janar të këtij viti për shpifje, në lidhje me deklarimet e tij mbi temën për shkëmbim të territoreve.