Zëvendëskryetari i ISL-së, Luan Rama ka akuzuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme se është duke kryer një akt skandaloz me simbolet kombëtare.


Ashtu siç bëri edhe të enjten në sallën e parlamentit, Rama përsëriti denoncimin e tij duke e quajtur skandaloz dhe në shkelje të rëndë të kushtetutës veprimin e institucionit të MEPJ.


Reagimi i Luan Ramës


Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!


E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi!


Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!


Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!



























Gazeta Shqip