Fiks Fare denoncoi emërimet dhe shkarkimet e punonjësve të Autoritetit Rajonal Shëndetësor të Tiranës, të cilat janë bërë në shkelje të Kodit të Punës. Drejtoresha aktuale, Suzana Zhukri ka shkarkuar një dezinfektues në shkollat publike të kryeqytetit, e në vend të tij ka emëruar një sekretar, të cilin e përdor si truprojë.


Të gjitha emërimet, që kjo drejtoreshë ka bërë gjatë 5 muajve që është në detyrë, nuk i ka shpallur më parë në APP, siç e parashikon ligji.


Kimisten e ASHR-së e çon në postin e punonjëses së protokollit dhe e mban në paradhomën e saj, mjekun e çon në vendin e infermieres dhe infermieren e largon në një shkollë. Emërimet e punonjësve i kalon definitivë pa kaluar periudhën e provës 3-mujore, siç e parashikon ligji. Zyrën e protokollit e zhvendos në paradhomën e saj. Çdo shkresë firmoset dhe vuloset në paradhomën e drejtoreshës.


Marrëveshja politike mes mazhorancës dhe opozitës para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit solli ndryshimin e disa drejtuesve të institucioneve. Largimi i të politizuarve preku edhe Autoritetin Shëndetësor Rajonal në Tiranë, institucion i cili që nga 22 maji drejtohet nga zonja Suzana Zhukri.


Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën dhjetëra ankesa nga punonjës dhe ish-punonjës. Ata dërguan një listë të gjatë me shkeljet e titullares së këtij institucioni përgjatë këtyre muajve.


Gazetarët e Fiksit iu drejtuan drejtoreshës së ASHR-së, Suzana Zhukri, për ta pyetur në lidhje me emërimet në institucionin që ajo drejton. Ajo nuk pranoi të jepte një intervistë zyrtare, duke iu thënë gazetarëve se këtë do ta bënin në një takim të dytë, ku ajo të ishte më e qetë. Por, edhe pas tentativave të tjera për të zhvilluar një intervistë, drejtoresha nuk pranoi, duke gjetur si pretekst se ishte me raport mjekësor.


Në bisedë e sipër, gazetarët e pyetën për emërimet që ka bërë dhe më konkretisht për zonjën Irena Prifti, e cila e ka marrë emërimin në datën 28 gusht 2017 pa shpallje në Agjencinë e Prokurimit Publik. Kontrata e Priftit kaloi pa zbatim procedure dhe në fillim të muajit shtator ajo u emërua definitivisht. Drejtoresha pohon se nga të gjitha emërimet që janë bërë, asnjë nuk ka kaluar nëpërmjet APP-së.


Ajo është pyetur edhe për rastin e Arlind Byberit, i cili u emërua nga ASHR-ja më 25 korrik si punonjës i ri, pa u shpallur më parë vendi vakant në APP. Madje në rastin e zotërisë në fjalë nuk u zbatua fare procedura, por kaloi me kontratë definitive. Drejtoresha u përgjigj se zotin Byberi e ka vendosur sekretar.


Jam e detyruar për një mijë e një arsye për ta marrë këtë djalë, sepse më tepër e përdor si truprojë, shprehet Zhukri. Ndërkohë, punonjësja Eriola Mëhilli ka ndryshuar pozicionin e punës, pa u shpallur më parë vendi vakant. Ajo është me profesion kimiste, ndërsa aktualisht punon te protokolli, në paradhomën e zyrës së drejtoreshës.


Kurse kontrata e zotit Dëfrim Pira është zgjidhur pa motivacion. Madje në periudhën e shkarkimit, zoti Pira ka qenë me raport mjekësor. Shkeljet vijonin edhe me rastin e lëvizjes paralele mes infermieres Xhuerta Popshini dhe mjekut Enuel Arapi, të cilët kanë këmbyer vendet.


Bisedë me drejtoreshën e ASHR-së, Suzana Zhukri


Gazetari: Ne kemi disa ankesa, 7-8 ankesa që kanë ardhur në redaksinë tonë, në lidhje me emërimet dhe shkarkimet nga ky institucion. Mirë do ishte me intervistë.


Drejtoresha: para se të kalonim në intervistë do flasim.


Gazetari: Ok. Kemi edhe me dokumente. Të paktën për të emëruar Itena Priftin… aq


shumë na kanë ardhur faktikisht.


Drejtoresha: Po filloj nga kjo, unë kam qenë në komisariat jo më larg se, se… edhe në këto momente.


Gazetari: Ke qenë në komisariat?


Drejtoresha: Për të mos thënë se të gjithë natën po e kaloj, këtu e tre katër muaj në komisariate.


Gazetari: Përse?


Drejtoresha: Për kërcënime. Që nga momenti që kam marrë këtë detyrë. Unë sot kërëcënohem me fëmijë, me familje me të gjitha.


Gazetari: Ke bërë kallëzim penal?


Drejtoresha: Vetëm se jam njeri i ndershëm dhe jam munduar të zbatoj ligjin. Për këtë janë në dijeni ministria ime dhe gjithë strukturat, të tregova një ndër shumë e shumë mesazhe të pafundme.


Gazetari: Janë me numra, janë të verifikueshme?


Drejtoresha: janë me numra, po pres përgjigje. Unë për çdo largim nga puna e kam bërë bazuar në Kodin e Punës dhe në ligj. Për të mos thënë që këtu është shifër alarmante, ndoshta mbi 70 % duhen larguar, për njëmijë e një arsye.


Gazetari: Nga ky institucion?


Drejtoresha: Nga ky institucion.


Gazetari: Për shkak të politizimit?


Drejtoresha: Për shkak të lidhjeve nepotike që janë, për shkak të korrupsionit, nuk unë. Unë jam vetëm një person që mund të luftojë korrupsionin.


Gazetari: Ju e keni marrë detyrën në…


Drejtoresha: Në 22 maj (2017). Dhe fëmija im që ska mbushur 9 vjeç, deri në 12 të natës e mbaj në rajonin e policisë. Kam marrë një sekretar, që sapo të futesh aty, unë jam koshiente që nuk lë shije të mirë, e mbaj më shumë si bodigard më shumë si sekretar.


Gazetari: Aq shumë preson ka, nga kush?


Drejtoresha: Për këtë institucion janë në dijeni edhe instancat më lartë.


Gazetari: Nga punonjësit që janë, apo nga ata që kanë ikur?


Drejtoresha: Janë lidhjet që është e vështirë të marrësh zgjidhje. Unë e kuptoj që vetëm një nuk e ka çfarë të bëj, jemi koshientë të gjithë për këtë pjesë. Gjithsesi, kalojmë te pjesa juaj.


Gazetari: Pjesa jonë ka të bëjë, kanë mbërritur shumë ankesa.


Drejtoresha: E kuptoj.


Gazetari: Të drejta, të padrejta, prandaj kemi ardhur për ti verifikuar. Një dokument është për emërimin e znj. Itena Prifti. Sipas dokumenteve, kanë kaluar pa zbatim procedure, shkelje e afatit 3 mujor.


Drejtoresha: Të gjitha emërimet që janë bërë, pa më kaluar, sepse të thash që jam në…


Gazetari: Që kjo është, emërimi tremujor, nga data 28 gusht, në datën 4 shtato.


Drejtoresha: Të gjitha emërimet që janë bërë, asnjë nuk ka kaluar nëpërmjet APP-së.


 


Gazetari: Asnjë.


Drejtoresha: Në vijimësi.


Gazetari: As më përpara?


Drejtoresha: Të gjitha vëndet, përjashtuar statistikave, sepse edhe zonja Myrvete që është shefe aty, është me një trompozë dhe ishte i gjithë sektori jashtë funksionit, është bërë një emërim të tillë, për zonjën në fjalë.


Gazetari: Në datën 28 ishte bërë emërimi, në datën 4 (shtator), i bie as një javë.


Drejtoresha: Janë burimet njerëzore ato që i formulojnë,q ë e kanë vështirësi edhe këtë pjesë.


Gazetari: Ankesa për këtë rast ka të bëjë pse nuk është zbatuar afati 3 mujor.


Drejtoresha: Të thash sesi qëndron problemi, duhet të fillojmë nga A-ja, që të arrijmë deri këtu.


Gazetari: Po mirë e fillojmë,


Drejtoresha: Shumë mirë do ishte, pasi unë më datë 8 që isha te komisariati 3, dhe vazhdonin telefonatat dhe mesazhet pafund, jam ngjitur lart për televizionet, secilin numër që mund të gjeja më 12 të natës, po nuk arrita të kontaktoja me asnjë… KY emërim nuk do të thotë se nuk do ti nënshtrohet konkursit në të gjithë vendet vakant.


Gazetari: Jo, është emëruar definitiv


Drejtoresha: U kam dhënë urdhër burimeve njerëzore, pa u futur në detaje, të nxjerrin të gjitha vendet vakante, tia paraqesin ministrisë, APP-së, po jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha strukturat, që të fusin në rrugë të gjitha problemet. Këto nuk bëhen as për një ditë, as për dy ditë. Dhe duhet të më shikosh edhe pjesën tjetër timen, të shkosh gjithë natën në komisariat dhe të vish në mëngjes dhe të përballesh me problemet e ditës, kam dhe unë atë pjesën. Pa u shfajësuar asnjë gjë nga kjo pjesë.


Gazetari: E bëjmë me intervistë,


Drejtoresha: Të them të drejtën unë sot nuk jam në gjendje të jap intervistë, ska gjysëm ore që kam ardhur nga komisariati, ju kam pritur se nuk dua të anashkaloj secilin që vjen këtu.


Gazetari: Ta lëmë për herën tjetër?


Drejtoresha: Si ta mendoni ju. Të them të drejtën, e qetë nuk jam. Unë të thash, marrim rastin konkret, Arlind Byberi, jam në dijeni. Bëhet fjalë për këtë djalin që e kam futur sekretar, që kam qenë e detyruar për ta vendosur. Jamd etyruar për një mijë e një arsye për të marrë këtë djalë, se më tepër e përdor bodigard.

Gazetari: Kjo është një lëvizje paralele, midis Xhuerta Popshinit dhe…

Drejtoresha: Xhuerta Popshini, ka qenë jashtë strukture, është infermiere, punonte në pozicion mjeku…


Gazetari: Problem është që është bërë lëvizje, kjo është infermiere, kurse…


Drejtoresha: Pikërisht, Xhuerta është jashtë strukture sepse duhet një infermiere në këtë strukturë dhe janë emëruar dy. Si më e re që ishte Xhuerta, ka kaluar infermiere shkollash dhe këtu është vendosur mjeku Enuel Arapi, bazuar në rregullore, ka kaluar në pozicionin e vet si mjek.


Gazetari: Tjetër ishte Eviola Mëhilli.


Drejtoresha: Eviola Mëhilli, po. Është vajza e protokollit, që ka marrë po të njëjta mesazhe si mua.


Gazetari: Është bërë pa shpallje dhe pa konkurim.


Drejtoresha: Jo. Është punonjëse këtu, i është nënshtruar të gjitha procedurave, ka qenë punonjëse këtu prej 7 vjetësh në mos gabohem, dhe ka kaluar në pozicionin e vet si kimiste. Është kimiste, ka qenë te statistikat ka kaluar si kimiste, në pozicionin e vet, sot po e përdor në protokoll pasi e kam vendin vakant, se ka dhënë dorëheqjen vajza e protokollit.


Gazetari: Edhe lëvizja paralele duhet bërë me shpallje, me konkurim besoj. Duhet të shpallet te APP-ja.


Drejtoresha: I është nënshtruar konkursit vajza, megjithatë e zgjidhim…


Gazetari: Për zotin Dëfrim Pira, është zgjidhje pa motivacion e kontratës të punës.


Drejtoresha: Kam paraqit edhe në ministrinë e Arsimit.


Gazetari: Ky në momentin që është shkarkuar, ka qenë me raport mjekësor.


Drejtoresha: Ky ka qenë dezinfektues. Raporti, spo i futem te pjesa e raportit, ai vinte këtu dhe shkonte e merrte raport, tani jo të gjitha ecin vaj te ne edhe te pjesa jonë, spo futem te ajo pjesë. Ai vinte rrinte këtu në diell, atje kishte marrë raport për tre ditë. Rasti konkret, kam parë dosjen, ka dhe një diplomë aty, ia kam paraqitur ministrisë së Arsimit për të verifikuar, është dezinfekutes dhe ska lidhje fare me pozicionin. Dhe u detyrova lëviza sekretarin që të thash kishte emrin për të kaluar bodigardin tim.


Gazetari: E lëmë ditë tjetër e bëjmë intervistën?


Drejtoresha: Po. Unë do vij do marrë kontakt vetë. Mund tu bëj një kopje dokumenteve?


Gazetari: Po.


Drejtoresha: Arlind (sekretari bodigard), bëju një kopje këtyre të gjithave.: Ne kemi disa ankesa, 7-8 ankesa që kanë ardhur në redaksinë tonë, në lidhje me emërimet dhe shkarkimet nga ky institucion. Mirë do ishte me intervistë.


Drejtoresha: para se të kalonim në intervistë do flasim.


Gazetari: Ok. Kemi edhe me dokumente. Të paktën për të emëruar Itena Priftin… aq shumë na kanë ardhur faktikisht.


Drejtoresha: Po filloj nga kjo, unë kam qenë në komisariat jo më larg se, se… edhe në këto momente.

Gazetari: Ke qenë në komisariat?


Drejtoresha: Për të mos thënë se të gjithë natën po e kaloj, këtu e tre katër muaj në komisariate.


Gazetari: Përse?


Drejtoresha: Për kërcënime. Që nga momenti që kam marrë këtë detyrë. Unë sot kërëcënohem me fëmijë, me familje me të gjitha.


Gazetari: Ke bërë kallëzim penal?


Drejtoresha: Vetëm se jam njeri i ndershëm dhe jam munduar të zbatoj ligjin. Për këtë janë në dijeni ministria ime dhe gjithë strukturat, të tregova një ndër shumë e shumë mesazhe të pafundme.


Gazetari: Janë me numra, janë të verifikueshme?


Drejtoresha: janë me numra, po pres përgjigje. Unë për çdo largim nga puna e kam bërë bazuar në Kodin e Punës dhe në ligj. Për të mos thënë që këtu është shifër alarmante, ndoshta mbi 70 % duhen larguar, për njëmijë e një arsye.


Gazetari: Nga ky institucion?


Drejtoresha: Nga ky institucion.


Gazetari: Për shkak të politizimit?


Drejtoresha: Për shkak të lidhjeve nepotike që janë, për shkak të korrupsionit, nuk unë. Unë jam vetëm një person që mund të luftojë korrupsionin.


Gazetari: Ju e keni marrë detyrën në…


Drejtoresha: Në 22 maj (2017). Dhe fëmija im që ska mbushur 9 vjeç, deri në 12 të natës e mbaj në rajonin e policisë. Kam marrë një sekretar, që sapo të futesh aty, unë jam koshiente që nuk lë shije të mirë, e mbaj më shumë si bodigard më shumë si sekretar.


Gazetari: Aq shumë preson ka, nga kush?


Drejtoresha: Për këtë institucion janë në dijeni edhe instancat më lartë.


Gazetari: Nga punonjësit që janë, apo nga ata që kanë ikur?


Drejtoresha: Janë lidhjet që është e vështirë të marrësh zgjidhje. Unë e kuptoj që vetëm një nuk e ka çfarë të bëj, jemi koshientë të gjithë për këtë pjesë. Gjithsesi, kalojmë te pjesa juaj.


Gazetari: Pjesa jonë ka të bëjë, kanë mbërritur shumë ankesa.


Drejtoresha: E kuptoj.


Gazetari: Të drejta, të padrejta, prandaj kemi ardhur për ti verifikuar. Një dokument është për emërimin e znj. Itena Prifti. Sipas dokumenteve, kanë kaluar pa zbatim procedure, shkelje e afatit 3 mujor.


Drejtoresha: Të gjitha emërimet që janë bërë, pa më kaluar, sepse të thash që jam në…


Gazetari: Që kjo është, emërimi tremujor, nga data 28 gusht, në datën 4 shtator.


Drejtoresha: Të gjitha emërimet që janë bërë, asnjë nuk ka kaluar nëpërmjet APP-së.


Gazetari: Asnjë.


Drejtoresha: Në vijimësi.


Gazetari: As më përpara?


Drejtoresha: Të gjitha vëndet, përjashtuar statistikave, sepse edhe zonja Myrvete që është shefe aty, është me një trompozë dhe ishte i gjithë sektori jashtë funksionit, është bërë një emërim të tillë, për zonjën në fjalë.


Gazetari: Në datën 28 ishte bërë emërimi, në datën 4 (shtator), i bie as një javë.


Drejtoresha: Janë burimet njerëzore ato që i formulojnë,q ë e kanë vështirësi edhe këtë pjesë.


Gazetari: Ankesa për këtë rast ka të bëjë pse nuk është zbatuar afati 3 mujor.


Drejtoresha: Të thash sesi qëndron problemi, duhet të fillojmë nga A-ja, që të arrijmë deri këtu.


Gazetari: Po mirë e fillojmë,


Drejtoresha: Shumë mirë do ishte, pasi unë më datë 8 që isha te komisariati 3, dhe vazhdonin telefonatat dhe mesazhet pafund, jam ngjitur lart për televizionet, secilin numër që mund të gjeja më 12 të natës, po nuk arrita të kontaktoja me asnjë… KY emërim nuk do të thotë se nuk do ti nënshtrohet konkursit në të gjithë vendet vakant.


Gazetari: Jo, është emëruar definitiv


Drejtoresha: U kam dhënë urdhër burimeve njerëzore, pa u futur në detaje, të nxjerrin të gjitha vendet vakante, tia paraqesin ministrisë, APP-së, po jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha strukturat, që të fusin në rrugë të gjitha problemet. Këto nuk bëhen as për një ditë, as për dy ditë. Dhe duhet të më shikosh edhe pjesën tjetër timen, të shkosh gjithë natën në komisariat dhe të vish në mëngjes dhe të përballesh me problemet e ditës, kam dhe unë atë pjesën. Pa u shfajësuar asnjë gjë nga kjo pjesë.


Gazetari: E bëjmë me intervistë,


Drejtoresha: Të them të drejtën unë sot nuk jam në gjendje të jap intervistë, ska gjysëm ore që kam ardhur nga komisariati, ju kam pritur se nuk dua të anashkaloj secilin që vjen këtu.


Gazetari: Ta lëmë për herën tjetër?


Drejtoresha: Si ta mendoni ju. Të them të drejtën, e qetë nuk jam. Unë të thash, marrim rastin konkret, Arlind Byberi, jam në dijeni. Bëhet fjalë për këtë djalin që e kam futur sekretar, që kam qenë e detyruar për ta vendosur. Jamd etyruar për një mijë e një arsye për të marrë këtë djalë, se më tepër e përdor bodigard.


Gazetari: Kjo është një lëvizje paralele, midis Xhuerta Popshinit dhe…


Drejtoresha: Xhuerta Popshini, ka qenë jashtë strukture, është infermiere, punonte në pozicion mjeku…


Gazetari: Problem është që është bërë lëvizje, kjo është infermiere, kurse…


Drejtoresha: Pikërisht, Xhuerta është jashtë strukture sepse duhet një infermiere në këtë strukturë dhe janë emëruar dy. Si më e re që ishte Xhuerta, ka kaluar infermiere shkollash dhe këtu është vendosur mjeku Enuel Arapi, bazuar në rregullore, ka kaluar në pozicionin e vet si mjek.


Gazetari: Tjetër ishte Eviola Mëhilli.


Drejtoresha: Eviola Mëhilli, po. Është vajza e protokollit, që ka marrë po të njëjta mesazhe si mua.


Gazetari: Është bërë pa shpallje dhe pa konkurim.


Drejtoresha: Jo. Është punonjëse këtu, i është nënshtruar të gjitha procedurave, ka qenë punonjëse këtu prej 7 vjetësh në mos gabohem, dhe ka kaluar në pozicionin e vet si kimiste. Është kimiste, ka qenë te statistikat ka kaluar si kimiste, në pozicionin e vet, sot po e përdor në protokoll pasi e kam vendin vakant, se ka dhënë dorëheqjen vajza e protokollit.


Gazetari: Edhe lëvizja paralele duhet bërë me shpallje, me konkurim besoj. Duhet të shpallet te APP-ja.


Drejtoresha: I është nënshtruar konkursit vajza, megjithatë e zgjidhim…


Gazetari: Për zotin Dëfrim Pira, është zgjidhje pa motivacion e kontratës të punës.


Drejtoresha: Kam paraqit edhe në ministrinë e Arsimit.


Gazetari: Ky në momentin që është shkarkuar, ka qenë me raport mjekësor.


Drejtoresha: Ky ka qenë dezinfektues. Raporti, spo i futem te pjesa e raportit, ai vinte këtu dhe shkonte e merrte raport, tani jo të gjitha ecin vaj te ne edhe te pjesa jonë, spo futem te ajo pjesë. Ai vinte rrinte këtu në diell, atje kishte marrë raport për tre ditë. Rasti konkret, kam parë dosjen, ka dhe një diplomë aty, ia kam paraqitur ministrisë së Arsimit për të verifikuar, është dezinfekutes dhe ska lidhje fare me pozicionin. Dhe u detyrova lëviza sekretarin që të thash kishte emrin për të kaluar bodigardin tim.


Gazetari: E lëmë ditë tjetër e bëjmë intervistën?


Drejtoresha: Po. Unë do vij do marrë kontakt vetë. Mund tu bëj një kopje dokumenteve?


Gazetari: Po.


Drejtoresha: Arlind (sekretari bodigard), bëju një kopje këtyre të gjithave.


26 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)