voti166


Tani është momenti kur për vota mund të bësh gjithçka. Ndaj kësaj qeverie nuk i ndalen skandalet.


Kësaj radhe skandali është shënuar në Fakultetin e Mjekësisë. Qeveria ka rekrutuar plot 120 pedagogë të rinj në prag të zgjedhjeve pa zhvilluar konkurs, duke shkelur kështu ligjin për arsimin e lartë.


Vendimin mban numrin 410 dhe i përket datës 18 prill 2013. Me këtë vendim shmanget punësimi me konkurs dhe qeveria kalon personelin e Qendrës Spitalore Universitare në pjesë akademike të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.


Në shtesën që i është bërë vendimit numër 8 të 23 janarit të këtij viti për krijimin e Universitetit të Mjekësisë, qeveria e kryeministrit Berisha ka dalë në kundërshti të plotë me ligjin e arsimit të lartë, i cili përcakton zgjedhjen e pedagogëve përmes konkursit.


Në këtë rast qeveria ka përcaktuar disa kritere të përgjithshme të cilat sipas saj mjaftojnë për të punësuar një pedagog në Universitetin e Mjekësisë.