Intervista e ish presidentit amerikan Richard Nixon me gazetarin David Frost ne vitin 1977 ka hyre ne historine e SHBA-se pasi eshte pjesa me e ndjekur me permbajtje politike.

Me nje audience prej 45 milione spektatoresh, Frost arriti te “mbylle” ne shtepi shume amerikane, te cilet ndoqen me vemendje presidentin e tyre. Nje duel sy me sy, si nje loje shahu apo sfide mes gladiatoresh, eshte cilesuar perballja e gazetarit te famshem me presidentin Nixon te perfshire ne skandalin “Watergate”.

Humbja anoi nga ish kreu i Shtepise se Bardhe qe demtoi perfundimisht reputacionin e tij, duke pranuar per here te pare publikisht se ishte pergjegjes per skandalin. Tashme, rreth 30 vjet me pas ky dokumentar ridel ne skene, por kete here ne formatin e nje filmi te drejtuar nga Ron Howard.

Gjithcka ne filmin me titull “Frost/Nixon - Dueli” eshte bazuar ne gjenezen e betejes para kamerave. Filmi kandidon per cmimet Oscar ne kategorite, “Filmi me i mire”, “Regjia me e mire”, “Montazhi me i mire”, “Aktori me i mire protagonist” dhe “Skenografia me e mire”.