Fakteve te publikuara prej disa javesh ne Shekulli se keta dy persona po mbahen padrejtesisht te izoluar i bashkengjitet edhe ekspertiza e paraqitur ne seancen e fundit gjyqesore te zhvilluar me 29 dhjetor 2010 nga eksperte te Qendres se Studimeve Albanologjike Institutit te Monumenteve te Kultures dhe Galerise Kombetare te Arteve.





BERAT - Nuk perben veper arti nuk eshte pjese e trashegimise kulturore kombetare apo boterore nuk ka vlere as per kulturen dhe as per traditen tone kombetare dhe do te kushtonte vetem nga 1000 - 1500 leke.





Kjo eshte pergjigjja e eksperteve lidhur me objektin qe prej dy vitesh po mban te burgosur Sami dhe Mirel Staroven te akuzuar per trafikim te veprave te artit nga prokuroria e Beratit. Pergjegjesi i Muzeut Kombetar dhe mesuesi i frengjishtes vijojne te jene te mbyllur pasi u akuzuan se i shiten nje figurine nje shtetasi nga Fieri qe jetonte ne Turqi.





Fakteve te publikuara prej disa javesh ne Shekulli se keta dy persona po mbahen padrejtesisht te izoluar i bashkengjitet edhe ekspertiza e paraqitur ne seancen e fundit gjyqesore te zhvilluar me 29 dhjetor 2010 nga eksperte te Qendres se Studimeve Albanologjike Institutit te Monumenteve te Kultures dhe Galerise Kombetare te Arteve.





Tre ekspertet iu pergjigjen pyetjeve te prokurorise lidhur me figurinen e nje vajze e cila u vleresua prej tyre minimalisht teksa hodhen poshte te gjitha akuzat e ngritura ndaj arkeologut Sami Starova dhe te birit.





Megjithese edhe me pare ishte thene se ky objekt nuk ishte pjese e trashegimise sone kulturore pergjigjja e tre eksperteve rrezon perfundimisht pretendimet e prokurorise duke i dhene pafajesine Sami dhe Mirel Staroves.





Tre ekspertet e Qendres se Studimeve Albanologjike Institutit te Monumenteve te Kultures dhe Galerise Kombetare te Arteve me 14 dhjetor 2010 moren objektin per ta analizuar. Pas 15 ditesh drejtori i Galerise Kombetare te Arteve Rubens Shima i cili ishte anetar i grupit te eksperteve lexoi edhe ekspertizen.





Lidhur me objektin e vajzes per te cilen tre vete u futen ne burg dhe nje u hetua ne gjendje te lire vleresimi ishte se kishim te benim me nje figurine te rendomte komerciale e pikturuar me ngjyra plastike sic ndodh rendom me figurinat qe shiten ne treg dhe qe kane nje vlere minimale. Teknika e prodhimit te kesaj figurine sipas ekspertizes ishte metoda e derdhjes industriale prodhim ne seri nderkohe qe i dhane nje vlere prej 1000 - 1500 lekesh.





Ai objekt nuk u cilesua as si veper arti dhe as si pjese e trashegimise kulturore kombetare apo boterore teksa u theksua se nuk kishte asnje vlere per trashegimine tone kombetare.

Nga vete i pandehuri Sami Starova iu kerkua eksperteve qe te kryhej ekspertiza edhe e dy objekteve te tjera te marra ne dyqanin e tij nje ikone me figure ne leter e ngjitur dhe nje objekti prej druri e huaj qe paraqiste figuren e nje zezaku me duar te prera dhe i demtuar.





Edhe per keto dy objekte nga ana e eksperteve u dha e njejta pergjigje si per figurinen duke u shprehur se ato nuk ishin vepra arti sishin pjese e trashegimise kulturore kombetare apo boterore dhe vlera e tyre monetare ishte minimale.





Ato jane kopje te rendomta me destinacion tregtine e zakonshme - ishte pergjigjja e fundit e eksperteve per objektet e analizuara. Ekspertiza iu dorezua me shkrim trupit gjykues si dhe prokurorit. E megjithate ky i fundit kerkoi kohe per te pergatitur pyetje per ekspertet megjithese pergjigjet e eksperteve ishin pikerisht per pyetjet e ngritura nga vete perfaqesuesi i akuzes. Per nje gje te tille seanca gjyqesore u shty per me daten 17 janar.





Kembengulja e prokurorit te ceshtjes per vijimin e pyetjes se eksperteve vjen cuditerisht edhe pas paraqitjes se pergjigjes se akademikut te shquar Myzafer Korkuti si dhe akademikut Apollon Bace. Te dy ata konfirmuan se figurina per te cilen akuzohen Sami dhe Mirel Starova nuk ka asnje vlere dhe nuk eshte as veper arti dhe as pjese e trashegimise kulturore kombetare.





Megjithate nje pergjigje e tille nuk u pranua nga perfaqesuesi i akuzes i cili cuditerisht te vetmen ekspertize qe nuk ka kundershtuar eshte ajo e Aferdita Onuzit ekspertiza e se ciles nuk ishte e shoqeruar me analiza laboratorike sic ka ndodhur ne rastin e tre eksperteve te fundit.





Nje gje e tille duke permbledhur edhe vendimin e Gjykates se Apelit per masen e sigurise e cila rrezonte figurinen si prove per mbajtjen ne burg te Sami dhe Mirel Staroves gjithashtu edhe deklaraten per gazeten Shekulli te njerit prej hartuesve te ligjit per trashegimine kulturore Vasil Tole se ky ligj trajton vetem ato objekte qe kane statusin e trashegimise kulturore shqiptare.





E megjithate Sami dhe Mirel Starova vijojne te jene nen akuze. Ne nje takim me gazetaret e Shekulli-t prokurori i Beratit kembenguli se keta persona ndodheshin te mbyllur per faktin se kishin trafikuar nje veper arti.





Nderkohe te gjitha faktet tregojne te kunderten e pikerisht qe akuza e ngritur per arkeologun dhe te birin qendron ne ajer. Mendimi se akuza ndaj tyre mund te jete e stisur te lind ne momentin qe nje figure e nderuar e qytetit te Beratit qe ka dhene shume per muzete e ketij qyteti i nderuar edhe jashte Shqiperise per kontributin e tij ne arkeologji qendron i mbyllur prej dy vjetesh pa nje baze te mirefillte.





Familja Starova jeton tashme ne varferi. Samiu eshte i mbyllur ne shtepi. Bashkeshortja me dy operacione zemre veshtire se perballon gjithe fatkeqesine qe i ka ndodhur. I biri me arrest shtepie u fut ne burg pasi shkoi te blinte ilace per prinderit.





Nusja e shtepise lindi djalin vetem pak dite pasi i arrestuan te shoqin. Se me cfare jeton nje familje e tille mund te ta thote vetem Juli vajza e Samiut e cila jeton jashte vendit dhe tregon se tashme i duhet ti dergoje parate per te atin ne llogarine bankare te nje fqinje sepse nga njerezit e familjes se saj askush nuk mund te levize.





Babai ka edhe nje shok i cili per mirenjohje u con nga 5 000 leke te reja ne muaj ne menyre qe te blejne ilacet sepse jane te dy ne moshe. Babai madje u semur pasi u arrestua sepse nuk mund ta perballonte ate qe i kishte ndodhur. Kjo eshte nje genjeshter dhe jo e vertete - pohon ajo.





E nderkohe Samiun nuk e ze vendi. Nje njeri i mesuar gjithe jeten duke levizur per te qemtuar objektet arkeologjike nuk eshte mesuar te qendroje ne shtepi. Mua me kane vrare ndersa jam i gjalle - pohon ai.





Ndersa shteti vijon te akuzoje. Me nje akuze te pabaze. E pavaresisht denoncimeve ne media paraqitjes se fakteve se nje familje po mbahet padrejtesisht e burgosur filmi vazhdon.





Tashme i mbetet togave te zeza te thone fjalen e tyre dhe te lirojne e demshperblejne per gjithe padrejtesine e bere nje familjeje te nderuar e cila prej dy vjetesh vijon te baltoset.





I takon togave te zeza te vleresojne ekspertet dhe akademiket te cilet me fjalen e tyre kane thene njezeri se arkeologu Sami Starova dhe i biri pergjate gjithe kesaj kohe po mbahen padrejtesisht te burgosur. Se kujt i sherben perbaltja dhe burgosja e nje familjeje te tille kjo pritet te kuptohet ne seancat ne vijim.