Arratiset nga banesa e tij në Fier biznesmeni Arben Gropa.
Arratia e pronarit të tavernës Pelikani të dënuar nga drejtësia italiane me 32 vite burg, është konstatuar ditën e djeshme, kur një oficer i prokurorisë së qytetit, ka shkuar në banesën e Gropës, por nuk ka gjetur këtë të fundit, raporton Shqiptarja.com.
Fill pas kësaj është njoftuar menjëherë prokurori i rrethit të Fierit si dhe Drejtori i Policisë, ku është bërë shpallja në kërkim e Arben Gropës, allias Vangjel Zijaj.