Presidenti i FSHP-së, Elez Gjozaj ka dhënë dorëheqjen pas skandalit të dopingut që përfshiu për të dytën herë peshëngritësen Romela Begaj.


Deri në prag të emërimit të kreut të ri, Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të drejtohet përkohësisht nga Gudar Beqiraj.


Romela Begaj e cila rezultoi pozitive në testin A të antidopingut dhe gjasat janë që të dalë pozitive edhe në testin dhe ti hiqen medaljet e fituara në Botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë që Elez Gjoza të mos e përballojë dot më presionin dhe të japë dorëheqjen nga posti i tij.


Nëse Begaj del pozitive edhe në testin B, peshëngritja shqiptare do të njolloset përfundmisht dhe ka gjasa që Federata Shqiptare e Peshëngritjes të përjashtohet përjetësisht nga çdo aktivitet sportiv. Presindent i përkohshëm i FSHP është zgjedhur Gudar Beqiraj.


19 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)