KORÇË- Rikthehet në detyrë drejtori i Qendrës Kulturore. Vladimir Topi u pezullua për zhdukjen e 61 pikturave nga galeria e arteve “Guri Madhi” në Korçë. Topi rikthehet në detyrë pas pushimit të çështjes ndaj tij, nderkohe qe vijon procesi ndaj përgjegjësit të Galerisë, Sotiraq Xega.

Ish-drejtori i Qendrës Kulturore në Korçë, Vladimir Topi akuzohej për zhdukjen e 61 pikturave të Galerisë së Arteve ‘Guri Madhi’, 27 prej të cilave të piktorit të popullit "Vangjush Mio”. Proçesit ndaj tij ka zgjatur më shumë se 6 muaj ndërsa më herët prokuroria kishte kërkuar 2 vite burg për Topin duke e konsideruar atë fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, e cila u pasua me zhdukjen e pikturave.
(e.m/BalkanWeb)