Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër aferë korruptive, siç e cilëson ajo ndaj kryeministrit Edi Rama, këtë herë për shkaqe mjedisore. Një ndër kanionet më të bukura në vend, ai i Holtës është dhënë me tender nga qeveria për  kompaninë ERA Hydro.


Opozita ka bërë publike dhe dokumentet ku duket qartë se kryeministri Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, kanë firmosur për ndërtimin e HEC-it.

































Deputeti Luçiano Boçi ka shkruar në rrjetet sociale se kanioni i Holtës do të betonizohet prej qeverisë nga një firmë e themeluar më 2016-ën, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh të reja.


Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri, – shkruan deputeti demokrat. – Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti. Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë epokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë.


Gazeta Shqip