Edhe pse TSV 1860 Muenchen dhe Ervin Skela lëshuan deklarata “dashurie” në distancë, e trajneri i klubit bavarez e ndoqi në aksion fantazistin shqiptar gjatë miqësores së humbur 2-1 të Kombëtares sonë me Greuther Fyrth, vlonjati zgjodhi Tus Koblencin si skaudrën e tij të re, e nënta gjatë karrierës së tij në Gjermani. Lajmin jepet nga gazeta gjermane “Abendszeitung”, që nga ana e saj citon Skelën të ketë thënë se nuk mund të priste më. Fakti, që Tus Koblenc, ku aktivizohen jo pak, por edhe pesë lojtarë të tjerë shqiptarë nga Kosova, si dyshja e famshme Shefki e Njazi Kuqi, por dhe Renaldo Rama, Shqipran Skeraj e Aljmir Murati, drejtohet nga Uve Rapolder, një ish-trajneri i Skelës te Arminia Bielefeld mesa duket ka ndikuar jo pak në vendimin e kapitenit të Shqipërisë. Për momentin mesfushori 32-vjeçar shqiptar është i pa punë. Skela numëron 60 ndeshje ndërkombëtare me Shqipërinë (12 gola) dhe 168 ndeshje në Bundesligë (21 gola). Ka luajtur në Gjermani midis ekipeve të tjera për Energie Kotbus, Kaiserslautern dhe Eintracht Frankfurt. “Der kleine Albaner” (shqiptari trupvogël) luan si fantazist në mesfushë, pro mund të luaj edhe si një dopio-gjashtë në fushë.





Shumaker: “Fetel mund të fitojë titullin për pilotë”



Mikael Shumaker, ish-piloti legjendar i Formula1, shtatë herë kampion i botës, beson se Sebastian Fetel i skuderisë Red Bull a shanse të mëdha për të fituar titullin për pilotë, pavarësisht se anglezi Xhenson Baton i skuderisë Braun ndodhet me 16 pikë përpara gjermanit. Botërori i Formula 1 është kthyer “sërish shumë tërheqës dhe ende i hapur” në këtë fazë përmbyllëse të tij. Majkëll Shumaker është i bindur se bashkëkombësi i tij, Sebastian Vetel, i ka ende “mundësitë të fitojë titullin e pilotëve”. Gjermani shtatë herë kampion i botës, pranon se “i ka kryqëzuar gishtat” në lidhje me shpresën që piloti i Rebullit të fitojë ndaj anglezit Xhenzon Baton (Braun-Mercedes), që komandon me 14 pikë avantazh ndaj shokut të tij të skuadrës, brazilianit Rubens Barrikelo dhe 16 pikërisht ndaj Vetelit. Tani mungojnë edhe dy gara deri në përfundimin e sezonit, në Brazil dhe në Abu Dhabi. “Matematikisht është ende gjithçka shumë e mundur”, - thekson gjiganti Majkëll Shumaker. Rreth orës 10:45, Felipe Masa ka bërë debutimin e tij në pistë në bordin e një makine të Formula 1 pas incidentit që e la jashtë botërorit që nga Çmimi i Madh i Hungarisë. Braziliani, pas “ok” të Komisionin Mjekësor të FIA-s, ka mundur të hipë mbi një Ferrari F2007 provat dhe ka zhvilluar testet e para, edhe pse rikthimi i tij në gara do të bëhet vetëm në sezonin 2010.









13 Tetor 2009