Është kryeqyteti suedez, Stokholmi, ai që sivjet do të jetë nikoqir i festivalit të këngës evropiane, Evrovizion dhe i gjithë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse, që në maj do të udhëtojnë drejt Suedisë, në emër të shtetit të tyre.

Menaxhmenti i festivalit ka bërë të ditur se në Stokholm po punon një ekip prej rreth 250 vetash, në mënyrë që skena ku do të ngjitën këngëtarët të jetë sa më madhështore.

skena e evrovizionit

Pamje nga skena e këtij edicioni

Si zakonisht, ekranet LED do të përdoren në 250 metra katrorë në tokë dhe 26 kamera do të transmetojnë festivalin me datë 10,12 e 14 maj.

Punimet për këtë skenë pritet të përfundojnë më 23 prill.

Rikujtojmë së sivjet Shqipëria përfaqësohet më këngëtaren Eneda Tarifa dhe këngën e saj "Përrallë", të përkthyer në anglisht, "Fairytale".

Kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Evrovizion 2016