Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, ka terhequr verejtjen se ideja e presidentit te Serbise per ndarjen e Kosoves pergjate vijave etnike, eshte "shume e rrezikshme" dhe mund te coje ne konflikt te ri. "Duke luajtur me kufijte ne Ballkan gjithnje ka qene e rrezikshme dhe vazhdon te jete e rrezikshme"", tha ministri Hyseni dhe shtoi se "ne Ballkan...nevojiten vetem disa njerez te krisur per ta filluar luften. Ne nuk deshirojme ta shohim kete". Keto komente ai i bere ne nje konference per shtyp ne seline e Kombeve te Bashkuara. Duke u shprehur per nismen e Serbise, qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ta shqyrtoj ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves, Skender Hyseni tha se "ceshtja e pavaresise se nje vendi, nuk eshte ceshtje e rezervuar per gjyq. Ajo eshte ceshtje e rezervuar per vendim politik, te bere nga lideret politike". Ai deklaroi se "eshte i sigurt se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do te sjelle vendim perkates" duke theksuar se ne "ketij vendimi nuk i frikesohemi".