Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëpërmjet një njoftimi kanë paralajmëruar për sot protestë gjithëpopullore në Skenderaj.


“Të martën, me 18 qershor, në Skenderaj, mbahet protestë gjithë popullore kundër Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, për shkak të arrestimit të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhej në njoftim.


Sipas veteranëve, takimi i protestuesve fillon në ora 12:30 te parkingu i Fabrikës së Municionit në Skenderaj./Indeksonline/