TakajEdhe Skënderbeu do të jetë shoqëri aksionere.

Lajmin e bën të ditur gazeta "Sport Ekspres", sipas së cilës në ditët e para të 2016-s gjykata pritet të miratojë atë që ka vendosur kryesia e klubit korçar dhe Këshilli Bashkiak i qytetit.

Në bazë të marrëveshjes, presidenti Ardjan Takaj do të ketë në administrim 75 për qind të aksioneve, kurse bashkia 25. Kjo është hera e parë që në një klub futbolli shqiptar presidenti merr 75 për qind të pronësisë.

Pas zyrtarizimit në gjykatë pritet të fillojë edhe zhvillimi i akademisë, një prej objektivave kryesore të gjashtë herë kampionëve të vendit.