Një nga lojtarët më premtues të Skënderbeut në fillim të këtij sezoni, do të duhet të pushojë gjatë.

Bëhet fjalë për Leonit Abazin, I cili duhet të qendrojë 6 muaj jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.

Abazi, 18-vjeçar ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të kthehet, sipas parashikimit, në mars të 2014-ës.

Ndërkaq, kapiteni Shkëmbi mund ta marrë veten pasi ka qenë I dëmtuar.

Argjentinasi Souza po ashtu mund të përfitojë nga periudha e pushimit për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar.