Skocia votoi për të qëndruar me Britaninë e Madhe duke kundërshtuar pavarësinë, njofton BBC.

Nga referendumi i të enjtes, deri në këto momente janë numëruar 26 nga 32 zona votimi në total, ndërsa rezultati është 54% kundër pavarësisë, 46% pro.

BBC parashikon se në bazë të votave të grumbulluara deri tani rezultati përfundimtar pritet të jetë 55% jo pavarësisë, ndërsa 45% pro.

Zv. ministri Nicola Sturgeon, një mbështetës i pavarësisë së Skocisë tha për BBC se rezultatet ishin një “zhgënjim personal dhe politik”. 

(d.d/BalkanWeb)