Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me gra dhe vajza në Skrapar. Gjatë fjalës së tij, Meta deklaroi se LSI do të garantojë punësimin e grave duke thënë se ka një program të qartë për integrimin e tyre. 

SKRAPAR- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me gra dhe vajza në Skrapar.
Meta ka premtuar më shumë punësim dhe politika ndryshe për këtë kategori. Meta deklaroi se politika e LSI do të garantojë punësimin e grave dhe luftën kundër varfërisë.
“LSI ka një program të qartë për integrimin e gruas dhe për familjen në përgjithësi. Ne kemi përgatitur një projekt ligji për të gjitha këto nëna veterane dhe pensioniste, për të cilat nëpërmjet këtij projektligji shprehim përkujdesjen ndaj moshës së tretë, dhe që do ta miratojmë menjëherë sapo të vijmë në pushtet”-theksoi Meta gjatë fjalës së tijpërpara grave të Skraparit. (e.n/Balkanweb)