Kreu i LSI, Ilir Meta mori pjesë në festimet e 65-vjetorit të krijimit të Brigadës VII sulmuese në Skrapar ku vlerësoi kontributin e kësaj brigade në luftën për clirimin e vendit dhe kritikoi mospjesëmarrjen e përfaqsuesve të ministrisë së mbrojtjes në festime. 

SKRAPAR- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në festimet e 65-vjetorit të krijimit të Brigadës VII sulmuese në Skrapar ku vlerësoi kontributin e kësaj brigade dhe të gjithë partizaneve në luftën për clirimin e vendit.
Gjatë kësaj vizite, Meta shprehu pakënaqësinë e tij për mospjesëmarrjen e përfaqsuesve të qeverisë dhe ministrisë së mbrojtjes në këto festime.
“Në këtë festë nuk përshëndet askush nga Ministria e Mbrojtjes, sepse ata nuk e kanë kuptuar akoma që në themelet e integrimit të Shqipërisë në NATO qëndron pikërisht angazhimi dhe rreshtimi i drejtë i partizanëve në LANÇ, në krahun që e fitoi betejën kundër Nazi-Fashizmit” u shpreh lideri i LSI. (e.n/Balkanweb)