SKRAPAR-Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar sot në mbrëmje tek Kthesa e Grabovës në Skrapar.
Policia bën të ditur se shtetasi Luan Shima 41 vjeç ka gjetur vdekjen nga një kamion.
Shima ishte pasagjer në kamionin me targa SK 1191 A. Në momentin që drejtuesi i mjetit doli nga makina dyshohet se ai nuk e siguroi automjetin. Kamioni ka rrëshqitur mbrapsht duke përfunduar në pyll dhe së bashku me të dhe pasagjeri 41-vjeçar.
Si pasojë Shima ka gjetur vdekjen nga plagët e marra.

Policia vijon hetimet për ngjarjen e ndodhur.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Aksident në Përrenjas-Librazhd, 3 plagosen rëndë