Asgjesohet një parcele me 40 rrënjë kanabis stativa në Skrapar. Seksioni
kundër narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin e policisë Skrapar
deklaroi finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Vala”, nga ku
rezultoi fillimi i proçedimit penal në gjendje të lirë në ngarkim të
shtetasit Shefqet Tarellari, 77 vjeç, nga Komuna Vendreshë si dhe u
shpallën në kërkim 2 persona te tjere.



Sipas policise proçedimi penal në ngarkim të shtetasve të mësipërm filloi për arsye se gjatë monitorimit ajror me helikopter është konstatuar një parcele e mbjellë me bimë narkotike që dyshohet se i përkiste shtatasve të mësipërm. Menjëhërë nga strukturat e Seksionit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, u organizua puna dhe brenda një kohë të shkurtër u arrit lokalizimi i saktë i vendodhjes së parcelës me bimë nartkotike, si dhe nderhyrja  për asgjesimin e saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 431 gramë lëndë narkotike marijuanë si dhe u asgjesuan me djegie 40 rrënjë. / Top Channel