Skrapar- Mungesa e një ure në fshatin Valas të rrethit të skraparit i merr jeten një 54 vjeçareje.


Ajo rezultonte e humbur prej dy ditësh. Nënë e tre femijëve, Ballkëze Tare nga qyteti i Policanit ka qenë duke shkuar tëk të afërmit e saj në fshatin Valas të rrethit Skrapar, por mendohet që ka përshkuar përroin në këmbë pasi mungon ura që bashkon dy brigjet ekëtij fshati me rrugën kryesore .


Sipas të afërmve nuk rezultonte të kishte mbritur tek të njerëzit e saj në fshatin Valas kjo ika detyruar që të lajmërojnë në komisariatin e rrethit Skrapar për të marë informacion për 54 vjecaren .


Sipas burimeve spitalore mësojmë se trupi pajetë i 54 vjecares është gjendur në lumin Osum ne fshatin Mbrakull.


Hetimet paraprake nxjerrin se 54 vjecarja ka pësuar infarkt nga uji ftohtë dhe i rrembyer i përroit i cili ka sjell edhe vdekjen e saj. Fshati Valas është një nga fshatrat e shumtë të rrethit të Skraparit që u mungojnë urat apo rrugët kryesore, të cilët për mungesë të infrastrukturës izolohen gjatë dimrit dhe bëhen të pakalueshëm gjatë rreshjeve të vjeshtës.


/IDEA/