Procesi

Shkak aksidentimi i inspektorit të MASH

Provimi i parë i Maturës Shtetërore ka nisur me vonesë në rrethin e Skraparit. Shkak është bërë aksidentimi i inspektorit të Ministrisë së Arsimit, Vladimir Shahini, i cili udhëtonte drejt çorovodës për të dorëzuar bazën materiale për Maturën Shtetërore. Ngjarja rrugore ka ndodhur rreth orës 08.30 të mëngjesit. Ku makina tip “Benz”, me të cilin udhëtonte 63-vjeçari Shahini, është përplasur me një tjetër mjet në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Jaupas, në aksin rrugor Berat-Skrapar. Inspektori i MASH-it u dërgua urgjentisht drejt spitalit të Beratit, ku mori ndihmën shëndetësore dhe ndodhet jashtë çdo rreziku. Ndërkohë që Drejtoria Arsimore në Skrapar mori masa për dërgimin e bazës materiale me një tjetër mjet, gjë e cila shkaktoi dhe vonesë në fillimin e provimit të parë të Maturës Shtetërore në çorovodë. Në vendin e ngjarjes mbërritën më pas ekspertët e policisë së qarkullimit rrugor, të cilët nisën hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit.








#