Trajneri i njohur kroat, Slaven Bilic ka deklaruar se të enjten mund të përjetoj atë që shqiptarët e përjetuan para një jave në Beograd. Bilic do të udhëtoi me skuadrën që ai drejton, Beshiktashin në Beograd për tu takuar me Partizanin në kuadër të Europa League.




"Në Beograd mund të përjetoj atë që përjetuan shqiptarët. Tifozët e Partizanit dhe në përgjithësi serbët janë të pezmatuar nga ngjarjet e fundit dhe unë mund të vuaj prapë sepse jam kroat. E di që do të takohemi në një ndeshje armiqësore, por apeloj të luajmë vetëm futboll" ka thënë Bilic./Indeksonline/ 

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};