Kur "këqyr" me kujdes listat e paraqitura nga Matjazh Kek (trajneri i Sllovenisë) dhe Oto Baric (trajner i Shqipërisë) për ballafaqimin e dytë midis tyre (i pari përfundoi 0-0 në Shkodër, më 24 mars) në letër Shqipëria duket më e fortë, pasi lojtarët kuqezinj aktivizohen në kampionate më të forta në Europë, madje në shumë prej tyre janë titullarë, kur kundërshtarët tanë janë më së shumti futbollistë stoli.
"VENDASIT" – Shqipëria ka në listën e saj prej 22 lojtarësh ka tetë futbollistë që luajnë në kampionatin vendas, ku pjesën e "luanit" e zë kampionia në fuqi, Tirana, me pesë lojtarë: 2 mbrojtës (Dede, Xhafa) dhe 3 mesfushorë (Duro, Muka, Hyka). Me nga një lojtar prezantohet me fanellën kuqezi: Partizani (Bakaj), Besa (Lila) dhe Elbasani (Lika). Sllovenia nga ana e saj paraqitet me 5 lojtarë që luajnë në kampionatin vendas: ku dhe këtu pjesën e madhe e zë Domzhale (3 lojtarë), kampionia që eliminoi Tiranën në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve.
"GJERMANËT" – Në këtë kriter, Shqipëria është më cilësore. Lala dhe Skela luajnë në Bundesliga 1, respektivisht me Hanover 96 dhe Energi Kotbus, kurse te Sllovenia janë dy lojtarë që aktivizohen në Bundesliga 2: sulmuesit Lavric (Duisburg) dhe Novakovic (Këln), ndërkohë që vetëm mbrojtësi Misho Brecko luan me Hamburgun. Me "Serinë A" jemi të barabartë: Bogdani luan te Livorno dhe slloveni Handanovic aktivizohet si portier te Udineze.
"ANGLEZËT" – Këtu duket se Sllovenia na nxjerr plotësisht jashtë loje, pasi nga kuqezinjtë asnjë nuk luan në Angli. Te skuadra e Matjazh Kek janë dy lojtarë që luajnë në Premier League me Uest Bromuicin. Lista sllovene ka lojtarë që luajnë në Spanjë, Suedi, Zvicër, Izrael, Rumani e Francë, ku ne nuk përfaqësohemi me asnjë lojtar nga këto kampjonate. Lorik Cana që luan në Francë me Marsejën është i pezulluar.
"UKRAINASIT" - Ky është kontingjenti më i madh i legjionarëve shqiptarë: 5 futbollistë luajnë në atdheun e Shevcenkos, edhe pse vetëm dy prej tyre mund të luajnë nga minuta e parë: Debatik Curri i Vorsklës dhe Ervin Bulku i Krivbasit. Dy të tjerë janë në listë pritje: Bylykbashi dhe Hidi (që të dy të Krivbasit), ndërsa i pesti, Armend Dallku, është i pezulluar. Sllovenia nuk ka asnjë lojtar që luan në Ukrainë.
SHQIPËRIA ANTI-SLLOVENI
Portierë
1. Arian Beqaj, Anorthosis Famagusta (Qipro)
2. Isli Hidi, Krivbas (Ukrainë)
3. Ilion Lika, Elbasani (Shqipëri)
Mbrojtës
4. Debatik Curri, Vorskla Potlava (Ukrainë)
5. Armend Dallku, Vorskla Potlava (Ukrainë)
6. Nevil Dede, Tirana (Shqipëri)
7. Erion Xhafa, Tirana (Shqipëri)
8. Kristi Vangjeli, Aris Selanik (Greqi)
9. Blerim Rustemaj, Hosters (Danimarkë)
10. Andi Lila, Besa (Shqipëri)
Mesfushorë
11. Elis Bakaj, Partizani (Shqipëri)
12. Devis Muka, Tirana (Shqipëri)
13. Ervin Bulku, Krivbas (Ukrainë)
14. Altin Haxhi, Ergotelis FC (Greqi)
15. Klodian Duro, Tirana (Shqipëri)
16. Jahmir Hyka, Tirana (Shqipëri)
17. Altin Lala, Hanover 96 (Gjermani)
18. Ervin Skela, Energi Kotbus (Gjermani)
Sulmues
19. Alban Bushi, Apolon Kalamarrja (Greqi)
20. Dorian Bylykbashi, Krivbas (Ukrainë)
21. Hamdi Salihi, Ried (Austri)
22. Erion Bogdani, Livorno (Itali)

Sllovenia anti-Shqipëri
Portierë
1. Sasho Fornezi, Austria V. (Austri)
2. Samir Handanovic, Udineze (Itali)
Mbrojtës
3. Misho Brecko, Hamburg (Gjermani)
4. Boshtjan Cesar, Uest Bromuic (Angli)
5. Fabijan Cipot, Lucerne (Zvicër)
6. Branko Ilic, Real Betis (Spanjë)
7. Bojan Jokic, Sosho (Francë)
8. Alesh Kokot, Vehen (Serbi)
9. Igor Lazic, Interblok (Slloveni)
10.Mitja Merec, Makabi Herclija (Izrael)
Mesfushorë
11.Andrazh Kirm, Domzhale (Slloveni)
12.Andrej Komac, Djurgardens (Suedi)
13.Robert Koren, Uest Bromuic (Angli)
14.Rene Mihelic, Maribor (Slloveni)
15.Dalibor Stevanovic, Real Sociedad (Spanjë 2)
16.Luka Zhinko, Domzhale (Slloveni)
17Anton Zhlogar, Anorthosis Famagusta (Qipro)
Sulmues
18.Klemen Lavric, Duizburg (Gjermani 2)
19.Zlatan Ljubijankic, Domzhale (Slloveni)
20.Milivoje Novakovic, Këln (Gjermani 2)
21.Dejan Rusic, Politehnika Timishoara (Rumani)
22.Valter Birsa, Sosho (Francë)

Kombëtarja fiton 1-0 miqësoren me Rudarin
Kombëtarja kuqezi luajti edhe një ndeshje kontrolli me skuadrën e Rudarit, ku fitoi 1-0 me golin e mesfushorit Klodian Duro ne pjesen e dyte (55'). Hidi; Vangjeli, Dede, Curri, Haxhi; Duro, Lala, Skela, Muka; Bogdani e Salihi ishte dhe formacioni fillestar. Ekipi kombëtar ndodhet prej kater ditësh në Slloveni, ku vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj përfaqësueses vendase. Nga stafi mjekësor i skuadrës mësohet se Arian Beqaj, i cili prej disa ditësh vuan nga një dëmtim muskulor, po vazhdon terapinë e rehabilitimit dhe brenda dy ditëve do të vendoset nëse ai do të jetë në fushë ditën e shtunë për ndeshjen. Ndërkohë, portieri i Elbasanit, Ilion Lika, i thirrur urgjentisht në Slloveni, do t'i bashkohet skuadrës gjatë ditës së sotme për të qenë i pranishëm në listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje.