Nje doktor nga Gana eshte zgjedhur kryebashkiaku i pare me ngjyre ne Slloveni dhe madje ne te gjithe ish-Federaten Jugosllave.

Peter Bossman kandidat per partine e qendres se majte Social Demokrate fitoi ngushte zgjedhjet ne qytetin bregdetar te Sllovenise Piran.

Ai tha se njerezit nuk shohin me ngjyren e lekures se tij dhe se zgjedhja e tij tregon nivelin e larte te demokracise ne Slloveni.

Bossman mberriti ne Slloveni ne vitin 1980 kur vendi ishte ende pjese e Jugosllavise per te studjuar mjekesi.

Ai fitoi ngushte ndaj kryebashkiakut te vjeter Tomaz Gantar me 51.4 per qind te votave. Tani ai thote se ndihet i lumtur dhe krenar.