STRASBURG - Kryeministri i Sllovenise, Janez Jansha, ka deklaruar ne Parlamentin Evropian se nuk do te kete lufte per Kosoven, sepse ne Bashkimin Evropian eshte arritur pajtueshmeri per angazhimin e BE-se per dergimin e misionit te saj ne Kosove. "Tri ceshtje vendimtare jane ne tavoline gjate kryesimit te Sllovenise me Bashkimin Evropian ne gjashte muajt e ardhshem, ndryshimet klimatike, e ardhmja e Kosoves dhe ratifikimi i marreveshjes se Lisbones", ne reformat e BE-se, tha Jansha.