Manchester United vazhdon të shkëlqejë si një superekip nën udhëheqjen e trajnerit norvegjez Ole Gunnar Solskjaer.


Djajtë e Kuq kanë marrë  një tjetër fitore në Premier Ligë, pasi në mesditë triumfuan në fushën e Fulham me rezultatin 0-3.


https://twitter.com/degeaunited20/status/1094219709489197056


United ju deshën vetëm  14 minuta lojë për të gjetur golin e epërsisë me yllin francez Paul Pogba pas një asistimi të bukur nga Anthony Martial.


Nëntë minuta më vonë Djajtë shënuan sërish, ndërsa këtë herë rrugën e rrjetës e gjeti vetë Martial me një aksion model që kaloi i gjithi në këmbët e tij.




Me epërsinë prej dy golave të United, përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide, ndërsa Fulham tentoi të bënte diçka më shumë në të dytën, por nuk arriti të gjente golin.


Në minutën e 65-të të ndeshjes, Paul Pogba vulosi sfidën duke realizuar nga penalltia për të çuar shifrat në 0-3.