14-09-2012 / Gazeta 55

Rreshtim me urdhër në krah të trashëgimtarëve të nomenklaturës enveriste dhe fjalime socialistësh që thuajse bëjnë thirrje për rikthimin në internim të të gjithë ish-pronarëve të banesave që u konfiskuan me urdhër në vitin 1945. Propaganda edviniste mbajti gjithë ditën të ndezur një fushatë shantazhi e protestash, por në ndryshim nga viti 1945, tashmë pasardhësit e Bllokut janë në opozitë dhe me këtë politikë bllokatore do të vijojnë të mbeten në opozitë edhe pas vitit 2013

Dje ndodhi ajo që pritej në seancën parlamentare të votimit të Aktit Normativ, për lirimin e banesave të ish-pronarëve. Ilir Xhelil Gjoni, Ledi Hamit Shamku, Ditmir Sulejman Bushati, Besnik Mit’hat Baraj, Dashamir Myslym Peza, etj…, etj…, me urdhër të Edvin Kristaq Ramës dhe të eksituar nga ngërdheshja e Ilir Hamit Beqjas, nuk e votuan këtë akt normativ.
Rreshtimi me urdhër, në krah të trashëgimtarëve të nomenklaturës enveriste dhe fjalime socialistësh që thuajse bëjnë thirrje për rikthimin në internim të të gjithë ish-pronarëve të banesave që u konfiskuan me urdhër në vitin 1945, ishte skena qesharake që ripërsëritën dje deputetët e PS-së, ndërsa nuk morën pjesë në momentin e votimit..., me shpresën zhgënjyese se edhe mospjesëmarrja e deputetit Gazmend Oketa, “do të çonte ujë në mullirin e tyre” të mosbërjes së kuorumit.
Për pasojë, Ilir Xhelil Gjoni, Ledi Hamit Shamku, Ditmir Sulejman Bushati, Besnik Mit’hat Baraj, Dashamir Myslym Peza, etj…, etj…, megjithëse të devotshëm për të zbatuar urdhrin e Edvin Kristaq Ramës, nuk mundën dot, as me ngërdheshjen e Ilir Hamit Beqjas, dhe as me cic-micin e Gazmend Oketës shpresë-humbur për mosbërjen e kuorumit, nuk mundën të mbanin ende peng shtëpitë e ish-pronarëve, të zaptuara prej 70 vjetësh nga njerëzit e nomenklaturës komuniste.
Zhgënjimi më i madh i deputetëve të PS-së dhe Gazmend Oketës dje, ishte më i rëndë për faktin e thjeshtë se ata ishin konsumuar shumë e shumë ditët e fundit, në funksion të propagandës edviniste, kundër pronarëve të shtëpive.
Propaganda edviniste edhe dje nuk reshti në funksion të mosvotimit të Aktit Normativ që mundëson kthimin e shtëpive te ish-pronarët. Për gjatë gjithë ditës së djeshme, propaganda edvinsite mbajti të ndezur një fushatë shantazhi e protestash, ku përleu edhe disa ish-të përndjekur të cilët me lojën e tyre me miell demonstruan se ishin ndoca të gënjyer…, të gënjyer jo aq për koincidencë, duke u bërë pjesë e lojës së Edi Ramës, në kohën kur në Parlament votohej për bashkëvuajtësit e tyre, ish-pronarët e përndjekur.
Deputetët socialistë Ilir Xhelil Gjoni, Ledi Hamit Shamku, Ditmir Sulejman Bushati, Besnik Mit’hat Baraj, Dashamir Myslym Peza, etj…, etj, të vënë në rresht nga Edvin Kristaq Rama, me ngërdheshjen e stamposur të Ilir Hamit Beqjas, të cilëve ju “ka mbetur sahati” në vitin 1945, dje morën një mësim. Ata, kuptuan dje se kohët kanë ndryshuar dhe se nuk jemi në vitin 1945. Dje, Ilir Xhelil Gjoni, Ledi Hamit Shamku, Ditmir Sulejman Bushati, Besnik Mit’hat Baraj, Dashamir Myslym Peza, etj…, etj..., bashkë me ata edhe Edvin Kristaq Rama dhe ngërdheshja e Ilir Hamit Beqjas, mësuan se tashmë, megjithëse pasardhës të Bllokut, ata janë në opozitë dhe se me këtë politikë bllokatore do të vijojnë të mbeten në opozitë edhe pas vitit 2013.

...