TIRANË-Nëse një turist do të pyeste cilin liqen ka më të bukur Shqipëria, padiskutim shumica do i tregonin për Ohrin, ose liqeni i Pogradecit sic njihet së shumti. Në një sondazh online në agjencinë e lajmeve BalkanWeb, me temën ‘Cilin votoni si më të bukur nga liqenet në Shqipëri?’, në 3 më të mëdhenjtë e më të njohur në vend, u përzgjodh me shumicë votash, liqeni i qytetit juglindor.
I dyti për nga bukuria, u rendit i Shkodrës, kurse i Prespës i treti.
Sndazhi mblodhi gjithsej 4048 vota.

Sondazhi
Liqeni i Ohrit
61.22%
Liqeni i Prespës
17.34%
Liqeni i Shkodrës
21.44%
Totali Votave 4048

Liqeni i Ohrit është tepër i famshëm në Europë dhe Botë për nga vjetërsia, thellësia dhe specien e rrallë, peshkun koran që rritet në ujrat ngjyrë smeraldi. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit. Liqeni i Ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj.

Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.
Liqeni i Ohrit

Liqeni i Shkodrës
I njohur në lashtësi si Palus Labeatis. Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit, dhe ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa 2/3 Malit të Zi, ku me 1983 e shpalli Park Kombëtar liqenin. Ka një breg shumë të larmishëm të tipit të ultë të "marsheve" në veri dhe shkëmbor në jug. Në bregun jugor shquhen plazhet në rrugën nga Shkodra për në Shirokë e Zogaj, ku më i madhi është Zalli i bardhë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish.

Liqeni i Prespës
Prespa ose Liqeni i Prespës është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 313.6 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. 
Liqeni i Shkodre















SLiqeni i Prespe

S