Në rast se zgjedhjet në Itali do të zhvilloheshin gjatë këtyre ditëve, Partia Demokratike që kryesohej nga Mateo Renzi do të fitonte vetëm 23% të votave, duke dalë forcë e dytë, pas partisë populiste, Lëvizja 5 Yjet. Është ky rezultati i një sondazhi të realizuar nga IPR Martketing, kompani e cila ka bashkëpunuar në mënyrë të suksesshme edhe me RTV Ora News, duke paraqitur projeksione të sakta në katër proçese elektorale në vendin tonë. Gajtë orëve të fundit, PD ka patur një përçarje të thellë, teksa shumë figura kryesore në rradhët e kësaj partie, kanë bërë të ditur largimin, duke krijuar një platformë tjetër politike.


Ndonëse vijon të mbetet në pushtet, Partia Demokratike e cila është aktualisht pa kryetar pas dorëheqjes së Mateo Renzit, duket se po has telashe, pasi sipas një sondazhi të IPR Marketing në rast se zgjedhjet do të zhvilloheshin në këto ditë, PD do të merrte vetëm 23% të votave, duke mbetur pas lëvizjes populiste Pesë Yjet, e cila, sipas projeksionit do të bënte për vete afro 27% të elektoratit.


Në këtë mënyrë, kompania e cila bashkëpunuar në mënyrë të suksesshme edhe me RTV Ora News në katër gara elektorale duke paraqitur sondazhe të sakta, parashikon një betejë mjaft të vështirë për të majtën italiane në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


Sipas sondazhit, Lëvizja 5 Yjet merr 172 vende, e ndjekur nga PD me 146 vende.


IPR marketing që ka marë përsipër të bëj sondazhin e zgjedhjeve në Itali, pritet të nisë sondazhet e saj në bashkëpunim me RTV Ora News edhe për zgjehdjet parlamentare të 18 qershorit në Shqipëri.


Partia Demokratike ka patur një përçarje së fundmi, pasi kundështarët e Mateo Renzit brenda kësaj force politike, kanë shpallur zyrtarisht largimin, duke themeluar një një parti më vete, me emrin ‘Demokratë dhe Progresistë.


Në këtë subjekt janë rreshtuar emra historikë të PD, përfshirë ish-kryetarin Pierluigi Bersani, ish-kryeministri Massimo D’Alema, ish-kyetari i grupit të PD në Parlament Roberto Speranza, etj.


Gjatë ditës së sotme deputetët e larguar nga Partia Demokratike kanë krijuar edhe një grup të ri parlamentar në të cilin marin pjesë 20 ish-deputetë të PD e 17 ish- deputetë të larguar nga Partia SEL (E majta, Ekologjia e Liria). 


Ish-kreu i PD dhe ish-kryeministri Matteo Renzi akuzon Massimo D’Aleman si ideuesin e përçarjes së Partisë Demokratike, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara për kreun e PD.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter