JORGIS MEMO (Panorma Sport)- Rikthehen grushtet në kampionatin e të rinjve. Këtë herë viktimë, as më pak e as më shumë, është gjyqtari Mentor Sopjani, i cili bëhet përsëri protagonist. Pas dhunës barbare në Pukë, dje Sopjani është goditur në ndeshjen Apolonia-Partizani, e vlefshme për kampionatin U-19. Në fushë, loja ka qenë e rëndë dhe e tensionuar, teksa gjithçka ka precipituar në fillimin e pjesës së dytë. Xhepa ka kaluar në avantazh Partizanin në minutën e 63–të, e më pas një pjesë tifozësh të pranishëm, u futën në fushë. Si rrjedhojë ndeshja u ndërpre dhe nuk rifilloi më.

Incidenti

Për të treguar atë çfarë ndodhi, “Panorama Sport” kontaktoi me trajnerin e Partizanit, Marko Pelinxhi. Ky i fundit pranon se ka debatuar me Sopjanin, ndërkohë që thekson se gjyqtari është goditur nga prindërit e futbollistëve fierakë. “Ka qenë momenti kur Apolonia do bënte një zëvendësim dhe Sopjani diskutonte me anësorin, se sa lojtarë lejohen të futen në fushë. Unë iu afrova dhe i thashë që është 5+1, kështu që nuk ka problem. Konfrontimi në radhë të parë erdhi me mua, sepse ai më ofendoi rëndë. Faktikisht, ia ktheva me të njëjtën monedhë dhe menjëherë më nxori jashtë me karton të kuq”, tregon Pelinxhi. Ky i fundit sqaron edhe momentin e përleshjes. “Një prind i një futbollisti të Apolonisë, që ishte afër meje, po fliste dhe gjyqtari kujtoi se ai ishte pjesë e stafit tonë. Sopjani, bashkë me prindin kaluan në sharje në distancë. Prindi i futbollistit fierak, bashkë me disa të tjerë u futën në fushë, duke e goditur me grushte Sopjanin, teksa ai largohej me vrap. Për mendimin tim, incidentin e krijoji vetë Sopjani, duke folur me prindin, i cili ishte jashtë fushës”, shton trajneri i të kuqve. Ndërkohë, mësohet se shefi i sektorit të garave, Ilir Shulku, ka mbetur i habitur për këtë rikthim në gjykim të Sopjanit.



 

Apolonia – Partizani 0–1

(e ndërprerë në minutën e 63–të)

Apolonia: Çako, Hoxha, Hasani, Mavraqi, Kuçi, Mysli, Filaj, Sulejmani, Veliu, Tafa, Rexhepi. (U aktivizuan: Dimo, Duraj, Maloku, Gjermeni, Begaj). Trajner: A.Tanaka

Partizani: Çullhaj, Hithi, Kamberi, Lika, Murataj, Sulçe, Demaj, Çobani, Bleta, Gjoka, Memja. (U aktivizuan: R.Çullhaj, Disha, Xhepa, Grishi, Reçi). Trajner: M.Pelinxhi

Shënues: Xhepa 63’

Gjyqtarë: M.Sopjani, I.Shima, E.Velo (Durrës)

Kartonë të verdhë: Mavriqi, Veliu, Demaj, Duraj, Kamberaj, Grishi

Kartonë të kuq: Mavriqi, Demaj, trajneri. M.Pelinxhi 

Mikel Mbriçaj



Flamurtari, tani kryeson me Besën 

Vllaznia – Flamurtari    1-2

Vllaznia: Halluni, Çaku, Rexha, Vojushi, Boci, Mazija (Bala 46’), Grimci, Myrtja, Muriqi (Hasani 46’), Pirani, Rrustja.

Trajner: N.Zhejani

Flamurtari: Naze, Azizi, Myrtaj, Mane, Çaushaj, Shakaj, Canaj, Sina, Gjondeda, Banushi, Shabani. Trajner: A.Behari

Shënues: Pirani 80’ (11-m), Çaushi 5’, Sina 32’

Gjyqtarë: R.Pjetrushi, E.Hoxha ,E.Bajrakurtaj (Lezhë)



Vllaznia është mundur përsëri, këtë herë nga Flamurtari në fushën e vet, 2-1. Shkodranët lëshuan shumë në pjesën e parë, çka u shfrytëzua mirë nga vlonjatët. Miqtë realizuan dy gola me autor Çaushin dhe Sinën. Pirani shkurtoi diferencën me 11-metërsh, por kjo nuk mjaftoi. Tashmë, vlonjatët kryesojnë bashkë me Besën. 

Admir Uruçi



Goli i Rakipit mban Teutën në lojë

Dinamo – Teuta    0-1

Dinamo: Myrtaj, Shabani, Takaci, Zhilla, Haxhiu, Vllahaj, Xhemali, Tragaj, Çika, Delisina, Bërdufi. Trajner: B.Delia

Teuta: Naço, Çupa, Deda, Demiri, A.Hoxha, Bllaka, Gjyzeli, Arifi, R.Hoxha, Myftari, Rakipi. Trajner: A.Bozhanaj

Shënues: Rakipi 45’

Gjyqtarë: E.Dyrmishi, B.Kaimi, A.Bixhi (Tiranë)



Teuta e trajnerit Albert Bozhanaj vazhdon serinë e rezultateve pozitive. Durrsakët mundën me meritë Dinamon, në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin e klubit kryeqytetas. Goli me kokë i Rakipit në fundin e pjesës së parë, e mban në lojë Teutën për të kapur kreun. Nga Besa dhe Flamurtari, ndodhet pesë pikë larg. 

Aldo Liçaj



Tirana, leksion të mirë Shkumbinit

Shkumbini – Tirana    0-3

Shkumbini: Ajazi, Magani, Zyba (Çela 46’), Karaj, Nuka, Dokja, Kiptiu (Kreci 52’), Branica, Spahiu, Salliu, Balliu (Dervishi 61’). Trajner: Xh.Lundraxhiu

Tirana: Kuka, Kuçi(Xhafa 58’), Gjuzi, Hasa (Çaushi 30’), Omuri, Vrapi, Muça, Tushe, Rrica, Gjoka, Zalta (Banushaj 64’).

Trajner: I.Muça

Shënues: Tusha 25’, Gjoka 51’, Zalta 57’

Gjyqtarë: F.Lika, F.Ahmetaj, A. Ahmetaj (Berat)



Bardheblutë kanë befasuar Shkumbinin, duke e mundur 3-0 në fushën e vet. Tusha ka kaluar në avantazh miqtë, ndërsa peqinasit kanë humbur një mundësi të mirë me 11-metërsh për të barazuar. Në pjesën e dytë, kryeqytetasit e drejtuar nga Ilir Muça shënuan edhe dy gola të tjerë me autor Gjokën dhe Zaltën.

Fatmir Ahmeti



Bind Laçi, shkatërron Besëlidhjen

Laçi – Besëlidhja    5-1

Laçi: Shehu, Demaj, Bushi, Margjini (Markaj 72’), Përdoda, Çuni,  Rrushi, A.Tanushi, Zefi, Çelo (Zervaj 75’), Haliti. 

Trajner: N.Tarazhi

Besëlidhja: Danaj, Miraj, Pepaj, Nikolla (Çeku 66’), N.Marku (Xhekpalaj 66’), Haxhia, Meksi, Toni (Gjetja 76’), Beqiri (Dida 66’), Buklaj (Kulli 22’), Doda (Latifi 70’) Trajner: R.Kulli

Shënues: Haliti 12’, 83’, Rrushi 20’, Zefi 48’ 72’ \ Kulli 86’ (11-m)

Gjyqtarë: A.Nase, B.Hakrama, F.Mançe (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Bushi, Zervaj, Miraj, Pepaj, Latifi



Laçi, kryesues i grupit verior, ka shkatërruar 5-1 Besëlidhjen e vendit të dytë, në një ndeshje që ka folur për vendësit. Epërsia e tyre ishte në çdo aspekt të lojës. Sulmuesit Haliti dhe Zefi shënuan nga dy gola, ndërsa Rushi e çoi rezultatin në 5-0. Ndërsa Kulli për lezhjanët realizoi me 11-metërsh golin e nderit.

Ardi Hasani



Barazimi i prish punë Lushnjës

Lushnja – Shkëndija T.    1-1

Lushnja: Andoniu, Veliu, Çaushi, Gashi (Bejte 70’), Malasi, Ruço, Korreshi, Ikonomi, Rakipi, Ahmetaj (Çela 75’), Pepa.

Trajner: A.Durri

Shkëndija T.: Malaj, Shuli, Përkola, Dosti, Jaupi, Marku, Çipa (Rrokaj 75’), Bakalli (Beqiri 70’), Veizi, Halili, Marashi.

Trajner: M.Bakalli

Shënues: Ruço 41’, Bakalli 50’

Gjyqtarë: A.Rama, L.Isufi (Durrës), A.Prifti (Lushnjë)



Të rinjtë lushnjarë nuk kanë shkuar më shumë barazimi kundër Shkëndijës së Tiranës. Ishte një ndeshje që nxori në pah punën e mirë të të dy trajnerëve, sepse në fushë është parë spektakël dhe grintë. Lushnja shënoi e para me Ruçon, por Bakalli barazoi në minutën e 50-të, duke përfituar nga një pasiguri e mbrojtjes.

Armand Nezha



Për Dajtin mjafton goli i Tares

Dajti – Kastrioti    1-0

Dajti: Gjikola, Balla, Mehmeti, Hasko, Shushku, Kaca, Muça, Shkoza, Arizi, Krashi, Tarja.(U aktivizuan: Macalla, Roshi). Trajner: A.Çerpja

Kastrioti: Buci, Dollma, Dashi, Alushi, Çela, Pengili, Kuqi, Halili, Kasmi, Loci, Rrapollari. (U aktivizuan: Goci, Dalti). Trajner: A.Çupi

Shënues: Tarja 25'

Gjyqtarë: A.Bixhi, L.Mulleti, E.Rama (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Arizi, Halili



Në një ndeshje të dominuar gjatë gjithë 90-minutëshit, Dajti ka mundur me rezultatin 1-0 Kastriotin. Ka qenë një fillim i mirë për djemtë e drejtuar nga Arben Çerja. Vendësit krijuan shumë raste për shënim, derisa konkretizuan në minutën e 25-të, me anë të golashënuesit më të mirë, Tarja. Ishte një fitore e merituar.

Aldo Liçaj



Naftëtari u “bën gropën” korçarëve

Naftëtari – Skënderbeu    2-1

Naftëtari: Mema, A.Tanellari, M.Gucaj, Tafa, A.Gucaj, Rrapushaj (Plaku 62’), Koroveshi, Dashi (Liko 57’), Pire, Lila (Kica 51’), Zylyftari. Trajner: Ll.Tanellari

Skënderbeu: Pikuli, B.Hoxha, Neli, Koçi, Jahollari (Voskopoja 58’), Ahmeti, Agolli, Xhoga, Ferzo, Kita, Tahirllari.

Trajner: Gj.Avramushi.

Shënues: Pire 19’, Zylyftari 54’, Tahirllari 68’

Gjyqtarë: G.Avdurrahmani, A.Zyba, T.Sokoli (Peqin)



Kuçovarët fituan 2-1 kundër Skënderbeut, duke u futur në lojë për vendin e parë në grupin e jugut. Golat e Pires dhe Zylyftarit ishin vendimtarë, ndërkohë që korçarët u kujtuan vonë, teksa Tahirllari shkurtoi diferencën në minutën e 68-të. Tashmë, kalendari i ndeshjeve të mbetura është favorizues për Naftëtarin.

Enkel Baku

 

Tre gola, Sopoti befason Bilishtin

Bilisht Sport – Sopoti    0-3

Bilisht Sport: Dervishi, F.Cane, Gora, Ago, Kace, Llapushi, Eshi, Çibuku, Begolli (Mulla 50’), J.Cane, Hoxha. Trajner: A.Begolli

Sopoti: Leka (Çaushi 88’), Koleqi, Nimalla, Dede, Brahja, Mema, Alliu, Rumbullaku, Kënga, Koci, Suli. Trajner: L.Brasha

Shënues: Suli 40’, Rumbullaku 47’, Mema 78’

Gjyqtarë: V.Tola, A.Çela (Pogradec), Th.Gjata (Korçë)

 

Bilisht Sporti për të rinj, që në fushën e vet është treguar një skuadër e fortë, dje ndaj Sopotit ka humbur papritur, madje me rezultatin e thellë 0-3. Librazhdasit e kanë merituar fitoren, teksa sulmi i vendësve ka qenë në një ditë të errët. Suli, Rumbullaku dhe Mema ishin autorët e golave për miqtë.

Altin Reli



U-19



Java 21    (12.04.2009)

Lushnja    -    Shkëndija T.    1-1   

Dinamo    -    Teuta            0-1           

Shkumbini    -    Tirana        0-3       

Vllaznia    -    Flamurtari        1-2       

Elbasani    -    Shkëndija D.    2-0   

Apolonia    -    Partizani       

Besa    pushim   



Renditja

1. Besa        12    3    4    35-14    39

2. Flamurtari    12    3    4    35-16    39

3. Partizani    11    5    4    31-20    38

4. Teuta        10    4    4    34-17    34

5. Lushnja        10    4    4    30-20    34

6. Shkumbini    10    3    7    32-28    30

7. Shkëndija T.    8    5    6    39-30    29

8. Tirana        7    4    9    29-24    25

9. Vllaznia    6    3    10    26-27    21

10. Dinamo        5    5    10    23-33    20

11. Elbasani    5    4    11    21-27    19

12. Shkëndija D.    4    2    15    19-58    14

13. Apolonia    3    3    14    20-59    12



Java 22    (19.04.2009)

Shkëndija T.    –    Partizani

Teuta    –    Lushnja

Besa    –    Dinamo

Flamurtari    -    Shkumbini

Shkëndija D.    -    Vllaznia

Elbasani    -    Apolonia

Tirana    pushim



Niveli inferior



Grupi i Veriut



Java 23    (12.04.2009)

Burreli    –    Turbina    (nuk u zhvillua)   

Laçi    -    Besëlidhja        5-1       

Dajti    -    Kastrioti        1-0       

Ada    pushim





Renditja

1. Laçi        14    3    1    52-20    45

2. Besëlidhja    12    3    2    36-20    39

3. Ada        8    3    7    34-34    27

4. Dajti        7    6    8    33-39    27

5. Kastrioti    6    3    10    38-38    21

6. Burreli        5    3    10    24-42    18

7. Turbina        1    5    11    13-33    8



Java 24    (19.04.2009)

Ada    –    Dajti

Kastrioti    –    Laçi

Besëlidhja    –    Burreli

Turbina    pushim



Grupi i Jugut



Java 23    (05.04.2009)

Luftëtari    -    Skrapari    (nuk u zhvillua)       

Naftëtari    -    Skënderbeu        2-1       

Bilisht Sport    -    Sopoti    0-3       

Pogradeci    pushim



Renditja

1. Pogradeci    14    2    5    53-26    44

2. Skënderbeu    13    2    8    44-28    41

3. Luftëtari    12    4    4    40-14    40

4. Naftëtari    13    1    7    48-32    40           

5. Bilisht Sport    12    1    9    39-36    37

6. Sopoti        10    3    9    43-35    33

7. Skrapari    4    0    15    24-48    12

...........................................

8. Gramozi        1    1    15    3-55    4



Java 24    (19.04.2009)

Bilisht Sport    –    Pogradeci

Skënderbeu    –    Luftëtari

Sopoti    -    Skrapari

Naftëtari    pushim



Shënim: Gramozi është përjashtuar nga aktiviteti.






E Marte, 14 Prill 2009