TIRANE-Sot është Dita Botërore e Popullsisë, dhe theksi këtë vit është shëndeti riprodhues. Zyrtarë të OKB-së thonë se numri i grave në vendet më të varfëra të botës të cilat dëshirojnë të përdorin kontraceptivë, por nuk kanë mundësi, u rrit me 9 milionë.

Në botë tashmë jetojnë 7 miliardë njerëz. Gjysma e popullsisë është nën moshën 25 vjeçare.

Zyrtarët e OKB-së që i japin rëndësi përdorimit të kontraceptivëve thonë se popullsisë botërore i shtohen çdo ditë 250 mijë banorë, ndërsa sipërfaqja e planetit, natyrisht, mbetet e pandryshuar.

(d.b/BalkanWeb)