A studiohet sa duhet shkrimtar Gjergj Fishta? Ilir Demalia duke marrë shkasë nga një artikull i gjatë për të, thekson se e viganin e veriut nuk e njohim ende sa duhet.


143252


Sipas tij, edhe pse i ndaluar, pa shkak, nga politika e gabuar, kurrë nuk ka qenë i harruar


Ilir Demalia:


Mësuese Pertëfja, At Fishta dhe unë.


Mësuese Pertefja! Të jam mirënjohës për jetë për çfarë më ke mësuar,  dhe njëkohësisht të kërkoj falje për shqetësimet e shumta që të kam dhënë në klasë. Më emocionove jashtë mase me shkrimin dhe mesazhet e t’ua, që pa lejen tuaj po i ndaj me miqtë e mi.


Dje në orët e vona, mora një mesazh nga mësuesja ime e letërsisë dhe gjuhës në gjimnaz, zonja Pertefe Leka. Bashkë me mesazhin më dërgonte  dhe një link të një shkrim-analize të gjatë dhe me mjaft interes  për Viganin e Veriut, publikuar në gazetën “Illyria” në New York në muajin maj. Mbrëmë isha i lodhur dhe nuk e lexova shkrimin. Sot pasi e lexova u preka jashtë mase deri në përlotje.


Sot flasin shumë për Fishtën për modë, dhe më e keqja, nuk e njohin ende. Po atëherë?!!


Ja çfarë shkruan mësuese Pertefja në një frazë të kësaj analize të gjatë dhe të vlefshme për t’u lexuar, jo për frazën, por për vlefshmërinë e shkrimit për Viganin e Veriut At Fishta, dhe mirënjohjen time ndaj mësueses së mrekullueshme zonja Pertefe Leka.


Një gjë është e vërtetë se Gjergj Fishta edhe pse i ndaluar, pa shkak, nga politika e gabuar, kurrë nuk ka qenë i harruar. Kam pasë nxënës që më pyesnin -pse nuk e mësojmë Fishtën(edhe sot e mbaj mend studentin tim, Ilir Demaliaj, kur insistonte me pyetje rreth Fishtës, e merrja për provokim ) ndihesha fajtore që nuk mund ti përgjigjesha, por gëzoja që mendjendrituri Fishta ka depërtuar e nuk do ti shuhet kurrë drita e tij. Kam përjetuar një ngjarje të trishtë, kur në Gjimnazin tonë, K.Kristoforidhi, merrnin mësime edhe nxënës të një shkollë profesionale, ku jepte mësim Prof.Pal Doçi, mësues historie, njeri shumë i ditur, të cilin në mes të ditës e arrestuan në shkollë. Atë kohë bëri bujë të madhe dhe përflitesh se citonte vargjet e Fishtës Këto ngjarje na bënin të mbyllnim gojën e të mos i përmendnim personalitete të shquara shqiptare.


Por sot, veprat e Fishtës duhet ti njohim në themel çdo mësues letërsie, siç kanë shkruar nxënësit e tij interpretonte para nesh si aktorsepse veprat e tij përveç anës artistike e përshkrimeve madhështore, në të gjitha gjinitë, kanë vlera njohëse për historinë, gjeografinë, estetikën, gjuhësinë, filozofinë, dramaturgjinë


Mesazhet me mësuesen:


Unë; Si je mësuese Pertefe? Faleminderit për shkrimin për Fishtën dhe sigurisht do ta lexoj. Uroj të jeni mirë.


Mesuese Pertefja: Të uroj çdo të mirë. Të  ndjek me Luanin në diskutime, bravo qe guxon . Je i vetmi  nga nxënësit që ma kërkoje Fishten, por unë nuk e kisha guximin tënd të jepja përgjigje, kur unë me babën mësues i kisha lexuar diskutuar e mësuar përmendsh disa poezi te Fishtes.


Pyetjes tuaj atëherë Pse nuk e mësojmë Fishtën të cilën e kam cituar edhe në shkrimin  që do të lexosh me emrin tënd, besoj qe i kam dhënë përgjigjen e duhur.


Atë që nuk e bëra dot me nxënësit e mi e bëra sot për studente e shkollarë se po humbet poezia patriotike dhe kultura  e të mësuarit letërsi e traditës së mirë.


Paç shëndetin qe të përballosh luftën kundër padrejtësive Uroj fitore.


Unë: Me ke emocionuar shumë me shkrimin mësuese Pertefja. Të falënderoj!


Mësuese Pertefja: Më gëzove shumë qofte e mbarë dita Vazhdo te bësh punë të mira se Shqipëria ka nevoje për të tillë « rebele» me zemër të madhe.


Fishta për Shqiptarinë dhe Albanologjinë