TIRANE-Nen drejtimin e kryetares se Gjykates se Larte Shpresa Becaj do te mblidhet sot konferenca Gjyqesore Kombetare ku gjyqtaret nga e gjithe Shqiperia do te votojne per pese emrat e rinj si anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise.
Per kandidate te KLD-se garojne plot 30 gjyqtare nga te tri nivelet e gjyqesorit ne vend shume prej te cileve me nje karriere te spikatur ne sistemin e drejtesise. Konferenca Gjyqesore Kombetare do te mbahet edhe ne mungese te ligjit qe u shpall antikushtetues ne vitin 2008 nga Gjykata Kushtetuese duke rrezikuar futjen ne kolaps te sistemit. Sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Larte konferenca do te mbahet ne ambientet e kompleksit Xibraku dhe kjo per shkak te numrit te madh te pjesemarresve cka bente te pamundur zhvillimin ne nje nga sallat e gjykatave. Nderkaq KLD-ja dje i ka percjelle konferences Gjyqesore informacionin perkates per te gjithe kandidatet per anetare te ketij institucioni. Keshillit ka konstatuar dhe perfundimin para afatit te mandatit si kryetar te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Dritan Hallunaj per shkak te paraqitjes se doreheqjes nga ky funksion drejtues me qellim kandidimin si anetar ne KLD.

d.b/BalkanWeb