Në mbrëmjen rifillojne ndeshjt e Champions Leagues, ku kampionët e
Italisë së Juventusit do të përballen me Shaktjorin në Torino. Një
ndeshje me një skuadër shumë të fortë taktikisht kjo për italianët.



Fakt ky i theksuar edhe nga zevendestrajneri i Juventusit Masimo Karrera, i cili i trembet jo pak brazilianëve të kësaj skuadre. Gjithsesi ai shton: "Ne duhet të luajmë si Juventusi, e dim që kemi një mbrojtje shumë të fortë pasi për këtë arsye nuk kemi humbur prej 25 ndeshjesh. Vërtet ata na respektojmë por kjo është një ndeshje shumë e vështirë," - përfundon Karrera.

Mircea Lucesku, aktualisht trajneri i Shaktjorit, është përballur 9 herë me skuadra të ndryshme me Juventusin dhe nga këto ka fituar vetëm një herë kur ishte trajner i Breshias në vitin 1994, sa i përket ndeshjeve të tjera ka 4 humbje dhe 4 barazime.

Barcelona e cila ka hyrë në javën e rëndësishm të El Klasikos, do të luaj në Lisbonë përball Benfikës. Për trajnerin Vilanova kjo është një javë por që nuk do të vendoset fati i skuadrës së tij në të dy aktivitetet. Vëmendja më e madhe pavarësisht ndeshjes së sotme, mbetet tek fundjava e El Klasikos që mund të rrisë avantazhin e Barcësndaj Madrilenëve. "Nuk mund të them se fitorja e këtyre dy ndeshjeve do të vendos nës ne do t'i fitojmë këto dy veprimtari apo do t'i humbasim. E rëndësishme është të përgatitemi mirë dhe të mos bëjmë gabime," - ka thënë trajneri i Barcelonës Tito Vilanova.

Edhe pse flitet për lojtarë të dëmtuar, për trajnerin e katalanasve, Iniesta, Pyjol dhe Adriano, do të jenë të gatshëm për mbrëmjen e sotme. Nga ana tjetër edhe trajneri i Benfikës Horge Hesus, ka deklaruar se do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe nuk ndihen inferior, pavarësisht se thekson faktin që askush nuk mund të ndajë mbajtjen e topit me Barcelonën 50 me 50.

Ndërkohë kampionët në fuqi të Chelsea-t luajnë sot përball danezëve të Nordsjelandit. Skuadra e drejtuar nga Di Mateo do të përpiqet sot që të marrë fitoren e parë në këtë fazë grupesh pasi nuk arriti të administrojë avantazhin e 2 golave në ndeshjen e parë të kësaj faze me Juventusin. Në trendeshjet që Chelësi ka luajtur me skuadrat Daneze gjithonë ka fituar.

Bajerni i Mynihut do të luaj sot në mbrëmje me skuadrën Bjellruse të BATE Borisov, ndërkohë që holandezi Arjen Roben do të mundojë për shkak të një dëmtimi. Ai nuk luajti as në ndeshjen e kampionatit ku bavarezët fituan 2-0 përball Verder Bremenit. Gjithsesi, mungesa e tij nuk  është ndjerë aspak tek skuadra e drejtuar nga Jup Hejkens e cila ka gjashtë fitore nga gjashtë ndeshjet e fundesligës. Në ndeshjen e parë të grupit F, Bajerni ka fituar 2-1 përball spanjollëve të Valencias duke e cuar në nëntë fitore rradhazi serinë e sukseseve në të gjitha veprimtaritë e këtij sezoni. Nga ana tjetër Bate mundi 3-1 Lilën në ndeshjen e saj të parë të kësaj faze grupesh. Si gjithmonë ndeshje e Champiosn Leahues do të keni mundësinë ti ndiqni këto ndeshje në paketën SuperSport të platmorfmës Digitalb.