AppleMark

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, sot do të shpall gjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç.


I njohur si Kasapi i Bosnjës, Mlladiç është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.


Mlladiç mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.


Vendimi për Mlladiçin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.


Ndër të tjera Mlladiç, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladiç i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.


22 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)