Izaura Ndoj


Spaci, vendi i izoluar nga carku i diktatures. Vendi i rrethuar nga tela me gjemba, ku asgje nuk pipetinte... cdo vuajtje ne ate kohe, finalizohet tashme me nje kujtim. Copeza jetesh te ndara ne mes! Sapo futesh ne qender te ekspozites shfaqet nje miniere, nje rruge qe rrefen vuajtjet dhe peripecite e Fatos Lubonjes per 11 vite ne Spac. "Spac: Objekte-Subjekte", eshte ekspozita qe eshte celur ne Qendren e Informimit te Bashkimit Europian nga Fatos Lubonja. Publicisti, ish i denuar politik nen diktaturen e Hoxhes, na sjell deshmi origjinale me 15 objekte nga kampi burg i Spacit, ku edhe ai vete vuajti nje pjese te denimit 17-vjecar. Lopate e ndryshkur, copeza litari, fragmente objektesh te tjera, por edhe fotografi nga Burgu i Spacit, behen deshmi vizive e kalvarit te vuajtjeve qe nje pjese e mire e intelektualeve kane pesuar gjate regjimit komunist. Historia e internimit per Lubonjen nisi ne Spac, Burrel dhe Ballsh, duke bere intenerarin e vuajtjeve per 17 vite. "Ne 17 vitet e mia te denimit, 11 vite denim i kam kaluar ne Spac. Drama e Spacit jane me te forta. Spaci per mua ka gjithashtu nje vlere te vecante qe duhet theksuar: Spaci eshte vend i vecante ne gjithe kampin e Lindjes, ku te burgosurit punonin ne miniere", -thekson Lubonja. Ekspozita eshte kuruar nga Ardian Isufi, me pjesemarrjen e fotografes Barbara Hausmmann. Sipas kuratorit Ardian Isufi, objektet e tij te gjetura sot, simbole te nje historie te shkuar (dhe te afert), rrefejne personazhe dhe ndodhi ne forme artefaktesh. "Ato e ftojne spektatorin te hyje e te njihet me perjetimet e qenies njerezore te kapur ne "cark"-un e diktatures e te dale prej andej me nje reflektim edhe per jeten e tij", - pohon kuratori Isufi.


Objektet e zhvarrosura


Ne ekspozite jane paraqitur objekte "te zhvarrosura", ne dukje teresisht pa domethenie, por qe ne kujtesen e Lubonjes lidhen me emra, histori, situata, disa prej te cilave ai i ka sjelle edhe per publikun. "Sepse dashurine per jeten dhe per njerezit me shume se kudo e kam jetuar ne ato kushte njerezore, qe ne dukje s'kishin asnje arsye per t'u jetuar."


Me kete fjali, Fatos Lubonja, mbyll pasthenien e broshures qe shoqeron ekspoziten e tij te vecante me instalacione, "Spac, Objekte - Subjekte". Eshte ky, produkti - i dhimbshem dhe ndoshta sublim - i vizites se tij vitin e kaluar ne thellesite e maleve te veriut, aty ku Lubonja dhe mijera te tjere, vuajten jo pak vite te jetes se tyre. Ekspozita "Spac: Objekte-Subjekte" te publicistit Fatos Lubonja, e kuruar me shume kujdes nga artisti Ardian Isufi dhe me ndihmen e fotografes Barbara Hausmmann eshte nje kthim pas ne kohe, ne vitet e erreta te diktatures, te telave me gjemba, te galerive te erreta, nga te cilat nuk dihej nese dilje i gjalle.