Ish-deputeti i LSI-Përparim Spahiu, nëpërmjet një postimi në Facebook ngre shqetësimin në lidhje me krimin që ka përfshirë vendin.


Sipas tij, dhjetëra përgjime të publikuara së fundmi tregojnë lidhjen e shtetit me krimin, duke shtuar se e gjithë barra i ngelet opozitës, si shpresa e vetme për të rrëzuar këtë sistem.


Postimi i Spahiut


A mund të quhet legjitim ky parlament, kjo qeveri?!


Çdo ditë shqiptarët po binden për iligjimitetin e parlamentit e për rrjedhojë dhe të Qeverisë.


Çdo ditë po dalin fakte që kjo qeveri është e zgjedhur nga krimi dhe në marrëdhënie me të. Çdo ditë po bindemi që jemi me prokurori të emëruar nga KM-ja, e normal nuk mund ta hetojë atë.


Dhjetëra përgjime të publikuara së fundmi tregojnë lidhjen e shtetit me krimin. Përgjohen gazetarë, të cilët kanë denoncuar abuzimet e kësaj qeverie, ndërkohe që duhej të nisnin hetime ndaj deputetëve të përfshirë në këtë superkandal.


E gjithë barra i ngelet opozitës, si shpresa e vetme e shembjes së këtij sistemi kriminal krijuar nga Rilindja.