Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se imuniteti është një tabu që duhet thyer.


Duke folur në aktivitetin e organizuar nga USAID për forcimin e sistemit të drejtësisë nënkryetari i KLD-së Spahiu duke i mëshuar faktit për një kufizim të imunitetit të gjyqtarëve dhe politikanëve theksoi se imuniteti mbetet pengesë për luftimin me sukses të korrupsionit në Shqipëri.

 


Sipas ligjit, gjyqtarët nuk mund të hetohen pa u hequr imunitetin edhe nëse ka pova për korruptimin e tyre.

Ndërkohë duke iu referuar sërish Gjykatës Administrative, Spahiu theksoi se miratimi i ligjit është një nevojë imediate.