Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u ka dërguar letër bizneseve në rrugën para Parlamentit, ku u kërkon falje për gazin lotsjellës të hedhur gjatë protestës. Mirëpo, kjo ndjesë e kryepolicit, është cilësuar si farsë nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.


Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Spahiu thekson se gazi i përdorur është një lloj helmi, i cili hidhet kundër terroristëve dhe jo ndaj popullit.


Ardi Veliu duhet ti kërkoje ndjesë shqiptarëve protestues që i helmoi me gaz serb, i cili teknikisht përdoret kundër terroristëve dhe jo popullsisë civile.


Policia e Ardi Veliut është më politikja që nga viti 91. Edhe atëherë në emër të ndjesës ndaj disave, goditej populli protestues.


Fundja ka një mënyrë që ti pranohet ndjesa: të hedhë gaz lotsjellës te antimitingjet politike që bën Edi Rama me njerëz që mbledh me pahir! Edhe ata e shkelin ligjin dhe shumë rëndë madje!


Të arrestojë edhe Edi Ramën që shkeli ligjin kur i bëri thirrje policisë së shtetit të dilte në fushatë!


Ti bëje këto dhe do ti pranohet ndjesa!, shkruan Spahiu.


Gazeta Shqip