Pas thirrjes amerikane per ngritjen e Gjykates Administrative nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu akuzoi PS-ne se po tenton pazare per Gjykaten Administrative. Ai tha dje se politika nuk duhet te mbaje peng miratimin e ligjit. Gjykata e Tiranes sipas tij nuk mundet te perballoje zgjidhjen e problemeve te bizneseve dhe ceshtjet administrative. Spahiu kerkoi edhe ngritjen e nje pallati drejtesie ne Tirane. Sistemi i drejtesise eshte ne rrezik sepse shume nga reformat e saj jane paralizuar. Aktualisht ne jemi ne partneritet te drejtperdrejte me Agjencine per Zhvillim Nderkombetar te SHBA per te zhvilluar nje program per gjykatat administrative. Qytetareve shqiptare u duhet te rrine me vite ne dyert e gjykatave nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Gjykaten e Apelit deri ne Gjykaten e Larte vite per te zgjidhur nje ceshtje administrative nderkohe qe projektligji i cili mbahet peng nga politika shqiptare do bente te mundur qe brenda pak javesh brenda pak muajsh te ezauroheshin te gjitha shkallet e gjykimit. Nje gjykate administrative e profilizuar mungon ne Shqiperi. Ende sot ne politiken shqiptare mbahet koncepti i reminishencave te kaluara si parti shtet deputetet te votojne me direktive partie per nje ligj qe do te funksionoje pushteti gjyqesor. Nuk mundet asnje parti politike te pengoje ne Kuvendin e Shqiperise mosfunksionimin e gjykatave - u shpreh Kreshnik Spahiu nenkryetar i KLD-se.