Çështja e korrupsionit në vendin tonë është ngritur si shqetësim edhe nga Zëri i Amerikës. Për këtë problem serioz në Shqipëri, ish-deputeti Përparim Spahiu fajëson drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.


Spahiu shkruan në Facebook se Perëndimi i ka vënë kryqin Ramës dhe qeverisë së tij të korruptuar.


Postimi i Spahiut


Departamenti i Shtetit i vë vulën: Shqiptarët po qeverisen nga të korruptuarit.


Skandalet e kësaj qeverie janë zbërthyer nga Zëri i Amerikës (VOA), që është zëri zyrtar i Departamentit të Shtetit.


Pas marrjes së tepsisë në qershor 2017 me vota të blera, Rama jo vetëm nuk ndërmori reforma por ai e thelloi korrupsionin dhe krijoi një shtet autoritar.


Në këtë konkluzion ka arritur Zëri i Amerikës, i cili shton se Kryeministri i quan kazan sa herë i dalin të palarat në shesh.


Rama – vijon VOA – është bërë arrogant dhe jo transparent, njësoj si udhëheqësit lindor.


Departamenti i Shtetit nëpërmjet VOA, shton gjithashtu se reforma në drejtësi ka dështuar, pasi Rama ka vendosur besnikët e tij në gjyqësor.


“Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave” – shton më tej Zëri i Amerikës.


Kjo media prestigjoze që përfaqëson Departamentin e Shtetit, përfundimisht i ka vënë vulën këtij pushteti të korruptuar.


Prej dy vitesh, qartazi, Perëndimi i ka vënë kryqin Edi Ramës, qeverisë së tij më të korruptuar në rajon e më gjerë!