Edmond Spaho do të jetë kryetari i Grupit Parlamentar të PD. Emri i tij u vendos në mbledhjen e grupit që u zhvillua pasditen e sotme.
Edi Paloka do të mbajë detyrën e nënkryetarit të Parlamentit, ndërsa Grida Duma zgjidhet zëdhënëse e grupit parlamentar.
Postin e sekretarit të grupit parlamentar do të mbaje deputeti i Korçës, Ervin Salianji.
Ndërkohë mësohet nga burime brenda mbledhjes së grupit është vendosur që grupi do të votojë kundër Gramoz Ruçit kryetar Kuvendit dhe më pas do ti bashkohet protestës përpara Parlamentit.
Strukturat e tjera të PD drejtohen nga:
Tritan Shehu, nënkryetar i komisionit të jashtëm
Bardh Spahia, kryetar i komisionit të shëndetësisë
Genc Pollo, kryetar i komisionit të integrimit
Albana Vokshi, kryetare e komisionit të mediave
Flamur Noka, nënkryetar i komisionit të sigurisë
Eduard Halimi, nënkryetar i komisionit të ligjeve
Tritan Shehu, nënkryetar i komisionit të jashtëm
Strazimiri dhe Alibeaj nënkryetarë të tjerë të grupit
Oerd Bylykbashi është zgjedhur nënkryetar grupi për Reformat dhe Komisionet Ad Hoc
Albana Vokshi u zgjodh kryetare e Medias
Jorida Tabaku u zgjodh nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter